DEÇIQI FITON KUNDËR BUDUQNOSTIT 2:0

KF „Deçiq“ ka fituar mbrëmë kundër kampionit aktual, Buduqnost, me rezultat 2:0, dhe me këtë fitore kaloi në vend të parë në tabelë.

Buduqnosti humbi pas më shumë se dy muajsh ndërsa Deçiqi tregoi se këtë sezon mund të jetë konkurrent i barabartë për titull.

Golat i shënuan Bajoviq dhe Bozhoviq në minutën e 10-të dhe 81-të.

Deçiqi ka 20 pikë dhe është në vendin e parë të kampionatit të ligës së parë të Malit të Zi.

SHARE