GJELOSHAJ MERR PJESË NË MËNGJESIN E LUTJEVE NË UASHINGTON

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, së bashku me bashkëshorten e tij, muar pjesë në mëngjesin e lutjeve në Uashington.

Në postimin e plotë të Gjeloshajt në rrjetin social „Facebook“ thuhet: „Kisha kënaqësinë që sot në Uashington, së bashku me bashkëshorten, të marr pjesë në Lutjen tradicionale të mëngjesit. Të bashkuar, me pjesëmarrës nga gjithë bota, në kryeqendrën botërore që të lutemi për paqe dhe prosperitet. Veçanërisht për paqe në Ukrainë dhe Gazë, duke u lutur për të gjithë viktimat e pafajshme, sidomos për fëmijët.“ Ceremonia e Mëngjesit të Lutjeve mbahet me 1 shkurt që nga viti 1997.

Në këtë ceremoni marrin pjesë shumë liderë, diplomatë dhe përfaqësues të shteteve nga mbarë bota.

SHARE