KOMISIONI NESËR PËR SHKURTIMIN E MANDATIT TË KUVENDIT

Komisioni Ligjvënës nesër do të diskutojë për Projektvendimin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi. Siç kanë njoftuar nga Kuvendi, seanca e Komisionit Ligjvënës do të fillojë në ora 13:00. Propozimin e vendimit për shkurtimin e mandatit e ka dorëzuar në Kuvend kryeministri Zdravko Krivokapiq. Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, mandati i Parlamentit mund të përfundojë para kohe – duke e shkurtuar mandatin ose me shpëbërjen e tij. Propozimin për reduktim mund ta paraqesin Presidenti i Malit të Zi, Qeveria ose së paku 25 deputetë, ndërsa vendimi për shkurtimin e mandatit merret me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Në rend dite të Komisionit Legjislativ është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.

SHARE