Mali i Zi, si udhëheqës i integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor, ka një perspektivë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në atë komunitet është mënyra më e mirë për reformën thelbësore sociale, u vlerësua gjatë takimit të Ministrit të Çështjeve Evropiane të MZ, Alleksandar Andrija Pejoviq dhe Ministres për Çështjet Evropiane të Irlandës, Helen Mekent.
Pejoviq e njoftoi bashkëbiseduesen për bisedimet aktuale të negociatave të Malit të Zi me BE-në, duke theksuar se fokusi i shtetittë MZ, në periudhën e ardhshme, përveç hapjes së tre kapitujve të mbetur, do të jetë në sundimin e ligjit dhe përmbushjen e 83 kërkesave të masave të përkohshme në atë fushë.
Mekenti , përshëndeti rezultatet e arritura të Malit të Zi, në procesin e pranimit në BE, duke theksuar se reformat dhe përfitimet që qytetarët malazezë tashmë kanë nga ky proces duhet të inkurajohen nga vendet e tjera në rajon që të intensifikohen përpjekjet në këtë fushë.
Ajo përcolli gatishmërinë e Irlandës për të vazhduar me mbështetjen e ekspertëve në fushën e sundimit të ligjit, nëpërmjet programeve Tajeks dhe Tvining, duke theksuar se kjo është një fushë që është po aq e rëndësishme si për vendet kandidate, si edhe për vendet anëtare të BE-së.