KRYEMINISTRI SPAJIQ PRITI NË TAKIM AMBASADORËT E SLLOVAKISË DHE KOSOVËS

Në kuadër të takimit me ambasadorët, kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq priti ambasadorët e Sllovakisë dhe Kosovës.

Gjatë takimit me ambasadoren e Kosovës, Ariana Zherka Hoxha, u bisedua për përmirësimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë, si dhe për nevojën e përmirësimit të ndërlidhjes infrastrukturore, si segment i rëndësishëm për zhvillimin e gjithë rajonit.

Bashkëpunimi i përbashkët mund të çojë në një shfrytëzim dukshëm më të mirë të mjeteve të disponueshme përmes fondeve të aksesit, theksuan bashkëbiseduesit.

Në takim u vlerësua e rëndësishme zhvillimi i qëndrueshëm i aseteve të përbashkëta natyrore që, siç u vlerësua, kanë potencial të madh, siç janë Bjeshkët e Nëmuna.

Në takimin me ambasadorin sllovak Boris Gandel u konstatua se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe se si të tilla paraqesin bazë të mirë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, përmes lidhjes së biznesmenëve dhe veçanërisht tërheqjes së investimeve nga Sllovakia.

Në këtë drejtim, ambasadori Gandel tha se ka shumë investitorë të interesuar që duan të zhvillojnë biznesin në Mal të Zi.

Kryeministri Spajiq theksoi se përvoja dhe ndihma potenciale e ekspertëve të Sllovakisë janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse ky vend e përfundoi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për vetëm tre vjet.

SHARE