BOROVINIQ BOJOVIQ: OMICRON NUK ËSHTË I REGJISTRUAR NË MAL TË ZI

Në Mal të Zi ende nuk është regjistruar lloj i ri i koronavirusit Omicron, por duhet pritur që të shfaqet, paralajmëroi ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq. Ajo theksoi se është joserioze të besohet se Omicron nuk do të shfaqet në Mal të Zi. Ajo tha se në çdo rast vaksinat mbrojnë dhe se qytetarët janë shumë më të sigurt nëse vaksinohen. Ajo tha gjithashtu se qytetarët nuk duhet të udhëhiqen nga niveli i antitrupave, por se e vetmja rrugëdalje është vaksinimi.

SHARE