MILLATOVIQ: PRES MARRËVESHJE PËR EMËRIMET NË DREJTËSI

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se sundimi i ligjit është parakushti themelor për zhvillimin e vendit, themeli pa të cilin është e pamundur të ndërtohet një shoqëri e pasur dhe e begatë në të cilën çdo individ ndihet i sigurt dhe i lirë.

Ai këtë e tha në një tubim me rastin e Ditës së Prokurorëve të Shtetit të Malit të Zi në Petrovc.

“Mbrojtja e rendit juridik, barazia para ligjit dhe siguria juridike duhet të jenë postulatet imperative të çdo qeverie që përpiqet të pranojë standardet dhe vlerat universale demokratike. Roli i organizatës së prokurorisë, në këtë kuptim, është jashtëzakonisht i rëndësishëm, duke pasur parasysh nevoja për të siguruar një sistem efektiv të mbrojtjes nga llojet më të rrezikshme shoqërore të aktiviteteve kriminale të individëve apo grupeve”, tha Millatoviq.

Millatoviq theksoi se koha e sotme, e cila është komplekse në shumë aspekte, si dhe rrethanat shoqërore dhe politike që e karakterizojnë, e shtojnë edhe më shumë vëmendjen e publikut kur bëhet fjalë për funksionimin e sistemit gjyqësor.

SHARE