PUTIN PEZULLON MARRËVESHJEN PËR EKSPORTET E GRURIT

Presidenti Vladimir Putin në një deklaratë te fundit ka bërë të ditur se sulmet ruse në infrastrukturën ukrainase dhe një vendim për të ngrirë marrëveshjen e eksportit të grurit të Detit të Zi ishin përgjigje ndaj një sulmi me dron në Krime, për të cilin ai fajësoi Ukrainën. Putin tha në një konferencë shtypi se dronët ukrainas kishin përdorur të njëjtat korridore detare me të cilat kalonin anijet me grurë sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB. “Pra, ne nuk po themi se po e përfundojmë pjesëmarrjen tonë në këtë marrëveshje. Jo, ne po themi se po pezullojmë. Një nga organizatorët e kësaj marrëveshje ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Kombet e Bashkuara marrin pjesë aktive në këtë proces dhe ne u jemi mirënjohës atyre, padyshim. Pastaj le të komunikojnë me Ukrainën, në mënyrë që ajo të garantojë se nuk do të ketë rreziqe për anijet civile dhe anijet ruse që ofrojnë siguri”, ka thënë Putin. Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe mohon përdorimin e korridorit të sigurisë të programit të grurit për qëllime ushtarake. Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se asnjë anije me grurë nuk po përdorte rrugën e Detit të Zi kur Rusia tha se anijet e saj në Krime ishin sulmuar. “Sulmet në Krime janë ajo përgjigje që ne dhamë për t’u tërhequr nga marrëveshja. Ata krijuan rreziqe për të dy anijet tona, të cilat duhet të ofrojnë siguri për eksportin e grurit . Pra nëse Ukraina godet sërish anijet atëherë ne do të jemi gjithnjë këtu për t’i fajësuar”, ka thënë Putin. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka kërkuar Rusisë të ndryshojë vendimin e saj, duke thënë se vendosja në rrezik e eksportit të grurit do të ndikojë në krizën globale të ushqimit. Në kushtet kur Rusia po flet për pamundësinë e garantimit të sigurisë së transportit në këto zona, një marrëveshje e tillë vështirë se është e realizueshme dhe merr një karakter tjetër shumë më të rrezikshëm dhe të pagarantuar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i presidentit ukrainas Dmitry Peskov. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se vendi i tij do të vazhdojë zbatimin e programit , të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik dhe që synon lehtësimin e urisë globale. Ai më herët është shprehur se Moska po shantazhonte botën duke e përdorur ushqimin si armë në fushën e betejës por Rusia mohon se ky është qëllimi i saj. Anijet që lundruan të hënën do të dërgojnë 40,000 tonë drithë në Afrikën e goditur nga thatësira.

SHARE