Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, ka sjellë vendim me të cilin intelektualëve serbë, në mesin e të cilëve është i përfshirë edhe shkrimtari Matija Beqkoviq, tu ndalohet hyrja në Mal të Zi.
“Kalimi i kufirit shtetëror të MZ, përveç Beqkoviq, i është mohuar edhe historianëve Çedomir Antiq dhe Aleksandar Rakoviq, si dhe politikanit dhe juristit Dejan Miroviq”, është kumtuar për gazetën “Dan”, nga Policia Kufitare.
Në të gjitha vendkalimet kufitare është dorëzuar lista e personave që nuk lejohen në as një mënyrë të hyjnë në Mal të Zi, pasi që sipas tyre ata rrezikojnë sigurinë kombëtare të Malit të Zi.
Intelektualëve serbë të cilëve u është ndaluar hyrjan ishin të paralajmëruar të jenë folës në manifestimin me rastin e kremtimit të Kuvendit të Podgoricës. Si njëra ndër arsyet kryesore të ndalimit të tyre është deklaratat e tyre të mëparshme, të cilat, sipas vlerësimit të shërbimeve të sigurisë malazeze, përbën kërcënim për sigurinë e shtetit.
Lidhur me ndalesën e të lartpërmendurve ka reaguar edhe presidenti i Serbisë Alleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se për këtë do ketë reagim nga Serbia.