Kafeina – toleranca, sasia që përmbajnë pijet dhe ushqimet, si dhe ndikimi në gjumë

Kafeina mund të përshkruhet si një ‘ilaç’ me efekt stimulues për sistemin nervor. Kur ajo futet në organizëm, stimulon rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.

Për më tepër, kafeina rrit nivelet e energjisë dhe përmirëson gjendjen e plogështisë. Kafeina vepron shumë shpejt. Efektet e saj ndihen në pak minuta dhe zgjasin deri sa trupi të tretë të gjithë përmbajtjen e saj.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kohëzgjatja e metabolizimit varet nga një sërë faktorësh. Efektet e kafeinës janë të ndryshme për çdo njeri.Lexo po ashtu:Pirja e kafesë çdo ditë, edhe me sheqer të shtuar, ul rrezikun e vdekshmërisë

Gratë shtatzëna dhe njerëzit që kanë vështirësi në të fjetur duhet të tregojnë kujdes për kohën e pirjes së kafesë dhe ndoshta u duhet ta shmangin atë tërësisht.

(Foto: HuffPost UK)

Metabolizimi i kafeinës

Nëse një njeri pi 40 mg kafeinë në ditë, gjysma e saj do të tretet nga organizmi brenda pesë orësh.

Nivelet e kafeinës arrijnë pikun 15 deri në 45 minuta pas pirjes së kafesë dhe më pas metabolizohen nga mëlçia.Lexo po ashtu:Dy filxhanë kafe para stërvitjes rrisin qëndrueshmërinë

A mund të kesh tolerancë ndaj kafeinës

Njerëzit që konsumojnë kafeinë rregullisht nuk i vënë më re efektet e saj. Te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj saj, efektet mund të zgjasin për orë të tëra madje edhe për një ditë.

Gjithsesi, kohëzgjatja e efekteve të kafeinës është në varësi të dozës, moshës, peshës dhe ndjeshmërisë trupore.

Ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë

Kafja dhe pijet me kafeinë

Çaji jeshil, çaji i zi dhe çaji i bardhë

Shumica e pijeve të gazuara dhe ato energjike.

Çokollata dhe kakaoja

Akulloret me kakao ose kafe

Ëmbëlsirat me proteinë dhe ato energjike

Pijet dhe substancat pluhur për sportistët

Kafeina gjendet edhe te medikamentet për rënien në peshë apo ilaçet e kokës

(Foto: Eat This, Not That)

Sasia e kafeinës që përmbajnë produktet më të konsumuara

250 ml kafe përmban 95 mg kafeinë.

Një filxhan kafe ekspres përmban 64 mg kafeinë.

250 ml çaj përmban 47 mg kafeinë.

Një pije energjike përmban 158 mg kafeinë.

Një kanaçe me pije të gazuar përmban 45 mg kafeinë.

Një çokollatë me qumësht përmban 9 mg kafeinë.Lexo po ashtu:Pas cilës orë në mbrëmje nuk bën të pini kafe?!

Ndikimi i kafeinës te gjumi

Nëse vëreni që kafeina është fajtore për pagjumësinë tuaj, atëherë duhet të kufizoni sasinë e saj.

Përveç gjumit, kafeina shkakton nervozizëm, diarre, rrahje të çrregullta të zemrës, dhimbje stomaku, djersitje, irritim dhe ankth.

Shumë njerëz pinë kafe kur ndihen të lodhur, por kafeina e përkeqëson lodhjen.

Ekspertët rekomandojnë që në raste të tilla, dremitja apo një teknikë tjetër qetësimi është më e dobishme.

Nga ana tjetër, rekomandohet që njerëzit që kanë vështirësi të flenë ose të zgjohen duhet të marrin mendimin e një mjeku ekspert përpara se të konsumojnë kafenë rregullisht.

Falë këshillimit të mjekut, ju mund të eksploroni mënyra më natyrale për të rritur nivelet e energjisë.

telegrafi

SHARE