DUKAJ ME DELEGACIONIN E BB: MBËSHTETJE E PLOTË PËR REFORMËN E ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE ZHVILLIMIN E QEVERISJES DIXHITALE

Shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën Christopher Sheldon tha se Banka Botërore është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me Malin e Zi dhe se mbështetja e ardhshme do të përcaktohet përmes Kornizës së re Strategjike të partneritetit të Bankës Botërore me Malin e Zi për pesë vitet e ardhshme, e cila është në përgatitje. Dukaj i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për prioritetet strategjike dhe dinamikën e punës së Ministrisë së Administratës Publike dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Malit të Zi me Bankën Botërore, veçanërisht mbështetjen e tij në procesin e reformës dhe digjitalizimit të administratës publike. Dukaj iu referua Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2026 dhe përmirësimit të shërbimeve elektronike për qytetarët dhe ekonominë, transformimet digjitale, si dhe rezultatet e deritanishme, dhe vuri në dukje si shumë të rëndësishme ndihmën dhe mbështetjen e Bankës Botërore. Përfaqësuesit e Bankës Botërore deklaruan se ka pasur ndryshime të dukshme dhe shprehën gatishmërinë, duke njohur faktin se Mali i Zi ka një potencial të fuqishëm zhvillimor, për të ofruar mbështetje në procesin e reformës së administratës publike përmes një plani të përcaktuar qartë të komponentëve të zhvillimitsidomos në atë pjesë që njihet si prioritet. “Fokusi i Bankës Botërore në periudhën e ardhshme do të jetë reforma e administratës publike dhe zhvillimi i administratës dixhitale, dhe mbështetja e plotë përmes asistencës së ekspertëve”, tha Christopher Sheldon.

SHARE