SPAJIQ: PAS NESH JANË REZULTATE TË DENJA PËR 1 MAJIN

Me zbatimin e reformave të deritanishme, Qeveria ka treguar se Mali i Zi ka potencial për t’iu bashkuar familjes së shteteve të begata evropiane, tha kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, duke uruar të gjithë qytetarët për 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.

“Zbatimi i reformave gjithëpërfshirëse sociale, fokusi i të cilave është mbi të gjitha dinjiteti dhe pozita materiale e të gjithë qytetarëve, afirmimi i dialogut social, sundimi i ligjit dhe mundësive të barabarta – të ndërgjegjshëm plotësisht për përgjegjësitë dhe detyrat që na janë besuar – ne përpiqemi të ndajmë çdo ditë me qytetarët të drejtat, shqetësimet dhe idealet e jetës”, thuhet në urimin e kryeministrit.

Kryeministri Spajiq thekson se masat dhe iniciativat e ardhshme për realizimin e ëndrrës evropiane do të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

“Kemi pas rezultate të denja për 1 Majin”, tha kryeministri Spajiq në urimin e tij të 1 Majit.

SHARE