Sallatë me oriz dhe djathë feta

Sallatat janë ideale për racion të lehtë, por edhe kur nuk doni të zieni

Kjo sallatë vërtet do t’ju pëlqejë, aq më parë nëse jeni në dietë dhe dëshironi që të dobësoheni pak, transmeton Telegrafi.

Përbërësit të cilët ju janë të nevojshëm për këtë racion të shpejtë janë:

– 600 ml ujë;
– kripë;
– 250 gramë oriz;
– 100 gramë belush të thatë;
– 1 konservë me qiqra (240 gramë, të kulluar);
– 3 lugë vaj ulliri;
– 2 lugë lëng limoni;
– 1 thelb hudhre;
– 1 lugë majdanoz të grirë;
– një qepë.

Përgatitja:

Në ujin e vluar shtoni kripën dhe orizin e larë dhe të kulluar dhe zieni në zjarr të lehtë derisa të zihet.

Shtoni belushin dhe qiqrat e kulluara.

Vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe hudhrën përzieni mirë dhe kështu qiteni në oriz.

Shtoni djathin e thërrmuar feta, përzieni dhe qitni majdanozin.

Sallatën shërbejeni të ngrohtë apo të ftohur mirë me qepë të grira imët.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

SHARE