Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fund të mbledhjes së seancës së Këshillit të Sigurimit që u mbajt për Kosovën, tha se Banjska nuk ka qenë incident, por akt agresioni nga Serbia ndaj Kosovës. Po ashtu, sipas saj, edhe sulmi në Ibër Lepenc nuk ka qenë incident dhe dihet kush qëndron...
Përfaqësuesi dhe ambasadori amerikan në OKB, Jeff Bartos, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se koha ka ardhur të tërhiqet nga Kosova misioni i UNMIK-ut. “Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMIK-u nuk ka rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur të tërhiqet misioni. Ne çmojmë...
Bashkimi Europian ka reaguar ashpër ndaj ideve që kërkojnë nga Ukraina të heqë dorë nga territore të saj në këmbim të paqes me Rusinë. Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, tha se kjo qasje është e papranueshme dhe thellësisht e rrezikshme për rendin ndërkombëtar. "Nëse këto territore do të lëshohen kaq thjesht, atëherë mesazhi që u përcillet...
Parlamenti i Ukrainës sot zgjati afatin e gjendjes ushtarake në vend për 90 ditë të tjera deri më 3 shkurt 2026, transmeton Anadolu. Vendimi përkatës u publikua nga shërbimi parlamentar për mediat. "Në Ukrainë, periudha e gjendjes ushtarake zgjatet duke filluar nga 5 nëntori 2025, në orën 5:30 të mëngjesit për...
Një bombardim rus ndaj infrastrukturës energjetike ka lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike në rajonin e Çernihivit në Ukrainë, ndërsa disa zona kanë mbetur edhe pa furnizim me ujë. Sipas zyrtarëve, riparimet po pengohen nga kërcënimi i vazhdueshëm i sulmeve me dronë. Reuters raporton se sulmi goditi gjithashtu edhe rajonin fqinj të Sumyt në Ukrainën veriore. Rajoni i...
Foto: Ilustrim Që nga mesnata, të gjitha llojet e karburanteve do të jenë më të lira, është njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave. Eurosuper 98 do të ulet për tre cent dhe do të kushtojë 1,42 euro për litër. Po ashtu, për tre cent do...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Përfaqësuesit e Qeverisë dhe kompanisë Alcazar Energy kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi, me të cilin kanë shprehur synimin e përbashkët për të bashkëpunuar në zhvillimin dhe financimin e projekteve të energjisë nga burime të ripërtëritshme në Mal të Zi. Ky...
Foto: predsjednik.me Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka nisur një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë, që është vizita e parë e një presidenti malazez në këtë vend që nga rivendosja e pavarësisë së Malit të Zi. Në Stokholm, ai është takuar me Kryeministrin suedez Ulf Kristersson dhe...
Foto: Ilustrim Në Mal të Zi, këtë javë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjitha qendrat shëndetësore, ka njoftuar Instituti për Shëndet Publik. Qëllimi kryesor i vaksinimit është parandalimi i formave të rënda të sëmundjes, shtrimeve në spital dhe vdekjeve, veçanërisht te grupet më të rrezikuara.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë muaj pas zgjedhje parlamentare, por e kritikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, se po përpiqet të sjellë pengesa në këtë drejtim. Osmani tha se është në interes të Kosovës...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME