Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së saj. "Është momenti të kujtojmë e përkulemi për të gjithë intelektualët, patriotët, dëshmorët si dhe aleatët tanë, që kontribuan që Kosova sot të gëzojë lirinë...
Foto: Shutterstock Komuna e Ulqinit tradicionalisht ka pasur raporte të shkëlqyera me Ambasadën Amerikane në Mal të Zi dhe ne do të punojmë që kështu të vazhdojë edhe në të ardhmen, është bërë e ditur nga Komuna e Ulqinit pas takimit me ambasadoren e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.
Foto: predsjednik.me Gjatë ditës së parë të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Presidenti Jakov Millatoviq, ndër të tjera, ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg, Presidentin e Republikës Çeke, Peter Pavel, si dhe nënkryetarin e CDU/CSU të grupi tparlamentar në Bundestagun gjerman, Johan Vadepul. Millatoviq në bisedën me...
Foto: Shutterstock Që nga fillimi i këtij viti, nëntë persona kanë vdekur në Mal të Zi nga gripi. Bëhet fjalë për persona të moshës nga 47 deri në 89 vjeç, shtatë prej tyre mbi 65 vjeç, dy ishin 47 ose 54 vjeç. Të gjithë të vdekurit i përkisnin grupeve të rrezikut...
Në Kosovë, përmes ngjarjeve të ndryshme po shënohet 16-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Krerët shtetërorë kanë falënderuar aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë për kontributin e tyre për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën solemne për nder të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës të shpallur më 17 shkurt...
Monumenti simbolik i pavarësisë së Kosovës NEWBORN ka marrë pamje të re në 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Fytyra” e re e NEWBORN-it këtë vit simbolizon heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Evropian (BE) dhe lirinë e lëvizjes në zonën Schengen, të cilët qytetarët kosovarë e gëzojnë nga 1 janari 2024.
Në Shqipëri është hapur ekspozita me temë "Rizgjimi në vlerat kombëtare, Kosova Republikë", në kuadër të 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), në ambientet e Kalasë së Tiranës, ndërkohë ajo përmban...
Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të shtunën, më 17 shkurt, kanë firmosur deklaratën për bashkimin opozitar shqiptar, të cilin e vlerësojnë si “hap të rëndësishëm drejt unifikimit të partive shqiptare” në këtë shtet. Koalicioni opozitar do të mbajë emrin “VLEN”, ndërsa deri tani quhej Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN).
Qindra mijëra njerëz kanë marshuar në rrugët e qyteteve kryesore evropiane për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, derisa numri i palestinezëve të vrarë në enklavë afrohet në 30 mijë si pasojë e sulmeve të pamëshirshme izraelite që nga 7 tetori. Marshuesit në Londër u mblodhën në...
Pas muajsh pritjeje që ligjvënësit amerikanë të japin më shumë ndihmë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar nevojën për një vendim të shpejtë nga Kongresi i SHBA-së për të mbështetur Ukrainën. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, shefi i NATO-s pranoi se aleatët e NATO-s, SHBA-ja dhe Evropa,...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME