Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) e Kosovës ka deklaruar se në vend ekziston mundësia e përkeqësimit të situatës në rast të reshjeve të reja të shiut, duke potencuar se rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme të reagimit, transmeton Anadolu. Duke folur për gjendjen aktuale, AME theksoi se situata me vërshime paraqitet...
Venezuela do të eksportojë naftë të papërpunuar në vlerë deri në 2 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara, pasi Karakasi dhe Uashingtoni arritën marrëveshje për këtë, njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump. Kjo marrëveshje është shenjë e fuqishme se Qeveria e Venezuelës po i përgjigjet kërkesës së Trumpit për t’i hapur dyert për kompanitë...
Pjesë të ndryshme të Evropës përballen me një mot të keq, që e largoi shumë shpejt harenë e festave. Në ditën e ujit të bekuar, furia e natyrës u përplas fort mbi pellgun e Ballkanit dhe reshje të dendura shiu e bore, ndërprerjeje të energjisë elektrike dhe një viktimë në Bosnje, një grua që humbi jetën mes...
Jugu i Australisë u përfshi të mërkurën nga një valë e ashpër e nxehtësisë, me temperatura që kaluan 40 gradë Celsius në disa qytete. Kjo ka çuar në paralajmërime shëndetësore, ngarkesë të rrjeteve të energjisë dhe shpërthime zjarresh në shkurrnaja. Meteorologët thanë se kushtet janë më të këqijat në gjashtë vitet e fundit,...
Foto: Ilustrim Reshje shiu kanë përmbytur pjesë të Malit të Zi, duke shkaktuar situata kritike në lumenjtë Zetë dhe Moraçë, ndërsa trafiku rrugor është i bllokuar në disa zona. Rrugët Nikshiq–Podgoricë, kryqëzimi mbi lumin Zeta dhe drejt Beranave përmes Jellovicës janë të paarritshme. Në Danillovgrad dhe...
Foto: Vijesti Katër njësitë e akomodimit në Adën e Bunës, të cilat ishin seriozisht të rrezikuara nga stuhia e fortë që goditi zonën e Ulqinit ditët e fundit, tani janë jashtë rrezikut. Lajmin e bëri të ditur për Antenën M drejtori i Shoqërisë Turistike Publike “Riviera e Ulqinit” Armend Milla.
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Ministri i Shëndetësisë i Malit të Zi, Vojisllav Shimun, ka prezantuar një projektligj të ri për shëndetin digjital dhe menaxhimin e të dhënave shëndetësore, i cili synon të modernizojë dhe sigurojë sistemin shëndetësor. Ligji parashikon krijimin e një sistemi të integruar të informacionit shëndetësor,...
Foto: Ilustrim Instituti për Shëndet Publik njoftoi se gjatë dy muajve e gjysmë të mbikëqyrjes intensive të infeksioneve të frymëmarrjes janë regjistruar 277 raste të gripit sezonale, ndërsa kanë ndërruar jetë dy persona, të cilët i përkisnin grupeve në rrezik dhe nuk ishin vaksinuar. Ky vit ka shënuar një fillim...
Në orët e fundit Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, ndërkohë raportohet për përmbytje në disa zona dhe probleme në disa akse rrugore, transmeton Anadolu. Situata më problematike është raportuar në qarqet Durrës, Lezhë dhe Shkodër, ku janë shkaktuar edhe përmbytje të disa banesave dhe sipërfaqeve të tokave...
Disa rajone të territorit të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet pas reshjeve të dendura të shiut në orët e fundit, raporton Anadolu. Rrugë të shumta sikurse autostrada Prizren-Prishtinë, sidomos aksi rrugor në afërsi të aeroportit janë bërë vështirë të kalueshme me automjete për shkak të ujit të grumbulluar që qarkullon mbi rrugë.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME