Konfrontimi ekonomik mes shteteve u rendit si rreziku kryesor në anketën vjetore të perceptimit të rreziqeve të Forumit Ekonomik Botëror, duke zëvendësuar konfliktet e armatosura.
Më shumë se 1,300 ekspertë globalë u pyetën për shqetësimet e tyre, dhe rezultoi se tarifat në rritje, kontrollet mbi investimet e huaja dhe kufizimet mbi burimet kritike...
Lajme
GJELOSHAJ: NËNSHKRIMI I MEMORANDUMIT PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK ME SHBA-në, NJË HAP KYÇ PËR PËRMIRËSIMIN E MJEDISIT INVESTUES
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim ekonomik midis Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) përbën një hap kyç në përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar mjedisin investues, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.
Ai dje ka...
Foto: DAN
Paketa e cigareve nga e hëna do të jetë më e shtrenjtë për 20 deri në 50 centë, është konfirmuar për “Dan” nga kompanitë e duhanit.
Ky është reagim i kompanive të duhanit ndaj ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për akcizat, sipas të cilit akciza specifike për cigaret...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.
Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar mbi sulmin e fundit të Rusisë kundër Ukrainës, që sipas autoriteteve, përfshin përdorimin e dronëve dhe raketave balistike, transmeton Anadolu.
Në rrjetet sociale Spiropali ka shkruar se Shqipëria dënon me fjalët më të ashpra dhe më të qarta këto sulme sipas...
Disa aeroporte në Evropën Qendrore dhe Lindore janë përballur këtë mëngjes me vonesa dhe ndërprerje të fluturimeve për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Aeroporti i Budapestit u mbyll përkohësisht si masë sigurie për shkak të akullit dhe ngricave ekstreme, njoftoi vetë aeroporti përmes Facebook.
Autoritetet thanë se kushtet e rrezikshme në...
Gjermania dhe Holanda janë përplasur me Francën lidhur me ndihmën ushtarake në vlerë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, e cila përfshin blerjen e armatimit amerikan për luftën kundër Rusisë.
Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord parimisht për këtë paketë ndihme gjatë samitit të Këshillit Evropian në dhjetor, por ende mbeten të hapura negociatat...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se çdo vend që bën biznes me Iranin do të përballet me një normë tarife prej 25 për qind për çdo tregti me SHBA-në, ndërsa Uashingtoni po shqyrton një përgjigje ndaj situatës në Iran, ku po zhvillohen protestat më të mëdha antiqeveritare të viteve të fundit.
“Me efekt...
Rusia e ka kryer një sulm të madh gjatë natës kundër Ukrainës, duke goditur objekte jetike të energjisë, përfshirë një termocentral, në një kohë kur temperaturat në gjithë vendin ranë deri në minus 15 gradë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se Rusia i përdori gati 300 dronë sulmues, si dhe 18 raketa balistike...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shënuar një rekord historik anulimi të vizave, duke revokuar mbi 100 mijë viza për shtetas të huaj vetëm gjatë vitit 2025, më shumë se dyfishi i anulimeve të vitit 2024, viti i fundit i administratës së Presidentit Joe Biden, sipas një raportimi të FOX News.
Ky shpërthim anulimesh vjen...











