Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, njoftoi për TVMZ se nëse gjatë kësaj jave përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme, javën tjetër mund të presim një konferencë tjetër ndërqeveritare ku do të mbyllet edhe një kapitull negociues. "Bëhet fjalë për...
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për qeverisjen e tij të deritanishme dhe planet ekonomike, politike e gjeo-strategjike në udhëheqjen e ardhshme, në një bisedë bashkë me Rory Setwart OBE në `Shtëpinë e Kosovës` në kuadër të Forumit në Davos. Rritja e kualitetit të shërbimeve, transparenca e proceseve e llogaridhënia qenë premtimet e...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë procesin e rinumërimit të votave për kandidatët, ndërkohë në fillim të muajit shkurt të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Këtë e tha për RTKlive, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tregoi se aktualisht në këtë proces rinumërimi sipas dy vendimeve...
Shqipëria është e përgatitur për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian brenda vitit 2027, deklaroi sot Majlinda Dhuka, ministre Shteti dhe Kryenegociatore për integrimin. Dhuka tha gjatë një konference për mediat se të gjitha kapitujt e negociatave janë mbyllur me sukses dhe se vitet në vijim do të jenë vendimtare për finalizimin e...
14:25 / 20.01.2026 Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur rtsh Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se tronditjet gjeopolitike duhet të shihen si një mundësi për Evropën dhe jo thjesht si sfida. Duke folur në Forumin...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, iu drejtua këtë të martë, 20 janar, Parlamentit Europian, ku tha se blloku do të mbajë qëndrimin e tij për Groenlandën përballë kërcënimit të SHBA-ve për të marrë kontrollin e territorit arktik. Në fjalimin e saj, Kallas pranoi rëndësinë strategjike në rritje të Groenlandës,...
Komisioni Evropian ka në dispozicion kundërmasa në rast se administrata amerikane zbaton kërcënimet e saj për vendosjen e tarifave shtesë ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu deklaroi të hënën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, duke theksuar se institucionet evropiane mbeten të përmbajtura. Sipas tij, Bashkimi Evropian është i përgatitur të mbrojë interesat...
Nga e marta, për tri ditë rresht në Spanjë është shpallur ditë zie, në nderim të 40 personave që u vranë pasi dy trena të shpejtë u përplasën gjatë fundjavës. Përplasja e trenave, që ndodhi të dielën mbrëma, është aksidenti më vdekjeprurës në Spanjë që nga viti 2013, kur 80 persona vdiqën pasi një...
Foto: Ilustrim Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi sot, më 19 janar, kthehen në banka, duke shënuar zyrtarisht fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. Pas pushimeve dimërore, mësimi vazhdon në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë Malin e Zi, në përputhje me kalendarin...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, deklaroi në një intervistë për TVMZ se ky resor planifikon krijimin e një baze të të gjitha diplomave të nostrifikuara, çka do të përmirësojë evidencën. Diplomat e rreme komprometojnë sistemin arsimor, dhe...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME