Miratimi i aktit malazez për lirinë e medias është i nevojshëm që rruga evropiane në fushën e medias të karakterizohet nga një bashkim i vërtetë me vlerat e Bashkimit Evropian (BE), thanë Shoqata për Zhvillim të Përgjegjshëm dhe të Qëndrueshëm dhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë.
Thuhet se marrja e një raporti pozitiv për...
Bashkimi Evropian (BE) deri më tani ka investuar pothuajse 18 milionë euro në projekte zhvillimore të zbatuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Mal të Zi, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët malazezë, njoftoi UNDP.
Këtë vit, programi i UNDP-së dhe BE-së po feston një përvjetor të rëndësishëm -...
Aeroporti i Podgoricës u kërkoi të gjithë pasagjerëve që të pyesin për statusin e fluturimit të tyre drejtpërdrejt me linjën ajrore të përzgjedhur.
Në aeroportin e Podgoricës, gjatë përgatitjes së një prej avionëve të Air Montenegro për fluturim, është konstatuar një defekt i vogël teknik dhe për pasojë do të vonohen disa fluturime,...
Bregdeti malazez është goditur nga një stuhi gjatë ditës së sotme, e cila ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete.
Në Ulqin për një kohë nuk ka pasur energji elektrike, ndërsa ndërprerje ka pasur edhe në Tivar.
Nga Sistemi i Transmisionit Elektrik të Malit të Zi (CEDIS)...
Sot do të fillojë pagesa e pensioneve të muajit korrik, njoftoi Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIO).
Fondi PIO deklaroi se pensioni mesatar i korrikut, pa diferencën e llogaritur, është 495.13 euro.
“Pensioni mesatar i paguar me diferenca të llogaritura për muajin korrik është 515.55 euro”, thuhet në...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka caktuar seancën e re të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë për të mërkurën, më 28 gusht 2024, njoftoi Kabineti i Presidentit.
“Anëtarët e Këshillit do të shqyrtojnë të njëjtin propozim pikash të parapara për seancën e planifikuar për 20 gusht, që kanë të bëjnë me...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë.
Në dekretin e nënshkruar nga Osmani thuhet se caktimi i datës së zgjedhjeve u bë pas konsultimeve me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Këto do...
Lajme
URA E IBRIT, PJESË E DIALOGUT? QEVERIA E KOSOVËS KUNDËR, EKSPERTËT: BISEDIMET NË BRUKSEL, TË PASHMANGSHME
Bashkimi Evropian planifikon që çështjen e hapjes së Urës së Ibrit ta bëjë pjesë të agjendës në takimin e radhës që do e ndërmjetësojë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, përkundër që hapja e saj është konkluduar nga negociatat në vitet 2015-2016.
Sipas njohësve, dialogimi për Urën e Ibrit është pothuajse i pashmangshëm.
Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë 24 orëve të fundit, nga 31 vatra zjarri të raportuara në Shqipëri, 28 janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm 3 vatra mbeten ende aktive, transmeton Anadolu.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, në rrjetet sociale ka njoftuar se aktualisht vatra në Arrën të Bashkisë së Kukësit, ajo në Fushë Lugje...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina po bëhet më e fortë në Kursk.
Vlerësimi i tij, sipas mediave të huaja vjen pasi trupat ukrainase të dielën hodhën në erë një urë të dytë në territorin rus.
Luftimet vazhdojnë në rajonin e Kurskut, ku Ukraina ka avancuar që nga fillimi i...







