Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se numri i të infektuarve me koronavirus është në rritje në mbarë botën, një rritje e numrit të të sëmurëve me koronavirus është e dukshme në Mal të Zi gjatë stinës së verës. Këtë e ka konfirmuar për Portalin e RTMZ Instituti i Shëndetit  Publik...
Foto: Shutterstock Me miratimin e ligjit që lejon punonjësit e policisë me 50 vjet jetë dhe 25 vjet pune të dalin në pension, Mali i Zi u përball me problemin e mungesës së punonjësve të policisë. Sot mbi 30% e pozicioneve në Drejtorinë e Policisë janë vakante.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, ambasadorin Boris Ruge. Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani ka përsëritur mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në...
Bashkimi Europian ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të dëgjojnë partnerët dhe aleatët në lidhje me hapjen e urës së Ibrit. Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano në konferencën për media theksoi se qëndrimi i BE-së në lidhje me urën e Ibrit nuk ka ndryshuar. “Qëndrimi i Bashkimit...
Ky sezon veror ka shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve, në krahasim me vitin e kaluar. Instituti i Statistikave publikoi raportin për strukturat akomoduese gjatë muajit qershor, sipas të cilit, numri i vizitorëve është rritur me 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Inxhinierët italianë kryen fazën e parë të testimeve të kampit të pritjes së emigrantëve në Gjadër. Testimi lidhej me pajisjet e vendosura, rrjetin elektrik, rrjetin e sigurisë dhe atë të ujësjellës-kanalizimeve. Burime të Top News pohojnë se faza e parë e testimeve kaloi me sukses, por se është e...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje të hënën Hamasit ta pranojë një propozim të Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe për lirimin e pengjeve, pas një takimi që kishte me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar të hënën përsëri vendeve aleate ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me rreze të gjata veprimi për të kryer sulme thellë brenda Rusisë. “Ukrainën e ndan vetëm një vendim nga ndalja e përparimit të ushtrisë ruse në vijën e frontit, për të cilin ne po i...
Tridhjetë e gjashtë fluturime u anuluan dhe 201 patën vonesa në një aeroport japonez pasi një palë gërshërë u zhdukën në një dyqan të ndodhur shumë poranë portave të nisjes. Kontrollet e sigurisë në terminalin e brendshëm të Aeroportit të Ri Chitose të Hokkaido-s u ndërprenë për rreth dy orë gjatë fundjavës duke...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Forumi Shqiptar dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve janë bashkuar dhe do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Guci më 15 shtator, duke “realizuar idetë dhe apelet tona”, tha kreu i Forumit Shqiptar dhe kryetar i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME