Michele Servadei, shtetas i Italisë, fillon sot mandatin e tij si shef i zyrës përfaqësuese të UNICEF-it në Mal të Zi.
Pas shumë vitesh përvojë ndërkombëtare në UNICEF, agjenci të tjera të OKB-së dhe organizata joqeveritare, siç tha UNICEF, Servadei tani do të udhëheqë misionin e UNICEF-it për të mirën e çdo fëmije...
Gjatë javës së kaluar, 24-30 gusht, janë regjistruar dy raste të reja me fruth, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në Mal të Zi në 21 gjatë pesë muajve të fundit, njofton Instituti për Shëndet Publik.
Njëri është regjistruar në Rozhajë dhe tjetri në Budva.
Sot në vazhdën e teknikave të reja mini-invazive, në QSUT është kryer ndërhyrja MidCABG (bypass aorto-koronar), ku mbështetës në realizimin e suksesshëm të kësaj ndërhyrjeje ishte Dr. Stak Dushaj nga Malësia.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se kjo procedurë u realizua në një pacient 73-vjeçar me probleme serioze të...
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimeve me krerë të institucioneve të larta në vend dhe atyre partiakë, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise dhe duhet të kenë vullnet për koncesione “jo të lehta”, për rrugën e tyre drejtë Bashkimit Evropian (BE).
Sarrazin, në...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten gjatë një vizite në Beograd se lëvizjet “e njëanshme” dhe “shqetësuese” të Kosovës nuk japin sinjal të mirë dhe se Franca është e përkushtuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Macron e nisi një vizitë dyditore në Beograd të enjten, ku...
Spanjollët protestojnë prej muajsh kundër turistëve të shumtë, megjithatë rekordin e turistëve për frymë nuk e mban vendi i tyre, por Kroacia.
Kur vjen fjala tek i ashtuquajturi mbiturizëm, listën nuk e kryesojnë më destinacione të famshme si Majorka, Venecia apo Barcelona. Kjo e fundit nuk është as ndër 18 qytetet e para në...
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Ukrainës që t’i heqin kufizimet në përdorimin e armëve, duke thënë se Kievi ka të drejtë t’i sulmojë vendet nga të cilat sulmohet.
Duke folur në Bruksel, përpara një takimi jozyrtar të ministrave të Mbrojtjes të BE-së, Borrell...
Gjermania dëboi disa afganë në vendin e tyre - për herë të parë prej se talibanët morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021.
“Ata ishin të gjithë të dënuar, të cilët nuk kishin të drejtë të qëndronin në Gjermani dhe kundër të cilëve ishin lëshuar urdhra për dëbim”, tha zëdhënësi i Qeverisë...
Nga fillimi i vitit 2023, pasagjerët në Terminalin 1 të Aeroportit Fiumicino të Romës kanë një arsye më pak të shqetësohen për kapjen e fluturimit të tyre, pasi kalojnë kohë minimale duke kontrolluar çantat e dorës.
Sistemi modern i skanerit të Sistemit të Zbulimit të Eksplozivëve të standardit C3 lejon personelin e sigurisë të kontrollojë përmbajtjen...
Turqia arrestoi këtë javë mbi 100 anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), njoftuan autoritetet të premten.
Ky vend është goditur nga disa sulme të mëdha - përfshirë një në një klub nate në vitin 2017, kur janë vrarë dhjetëra njerëz - përgjegjësinë për të cilat e ka marrë Shteti Islamik.









