Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ligji për Menaxhimin e Mbeturinave është një hap kyç drejt krijimit të një Mali të Zi më të pastër, më të shëndetshëm dhe ekologjikisht të qëndrueshëm, ai do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike dhe plastikës njëpërdorimshe nga 20 tetori.
Për herë të parë në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor u aplikua terapia novatore gjenetike, e cila përfaqëson një zbulim revolucionar në trajtimin e atrofisë muskulare spinale tipi 1.
„Është një sëmundje që çon në humbjen progresive të të gjitha funksioneve të jetës dhe shpesh përfundon me vdekje në vitet e hershme të...
Pas rizgjedhjes në krye të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kërkon të dëshmojë se edhe në mandatin e ri, do t’i kushtojë vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.
Për këtë qëllim ajo do të mbledhë më 19 shtator në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do...
Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për serbët në Kosovë, u kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiç për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja....
Në një kohë që pragun e Prokurorisë së Posaçme ditët e fundit po kalojnë politikanë të niveleve të larta, perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin mbetet shqetësues.
Ky është një ndër konstatimet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2024 që shefi i delegacionit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato preferoi ta nënvizojë gjatë prezantimit të sondazhit.
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër për llogari të palës italiane ka ngjallur edhe interesin e vendeve të tjera.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ia ofroi si model edhe kreut të qeverisë britanike Keir Starmer, gjatë takimit që pati sot me të në zyrën e saj...
Shirat e rrëmbyer dhe përmbytjet kanë shkaktuar kaos në Europën Qendrore dhe Lindore.
Në disa zona në jug të Austrisë, ku një zjarrfikës humbi jetën gjatë një evakuimi, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme prej vërshimeve. Më e rënduar, gjendja paraqitet në landin Niederösterreich.
Për shkak të reshjeve të dendura “priten përmbytje...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se rebelët Huthi të Jemenit do të paguajnë një “çmim të rëndë”, pasi një raketë e hedhur nga ta, ra në Izraelin qendror.
Ushtria izraelite tha se raketa ra në një zonë të pabanuar të dielën dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk arritën ta shkatërronin përpara se...
Qindra mijëra njerëz u evakuuan pasi një tajfun i fuqishëm goditi qytetin më të populluar të Kinës, Shangait.
Tajfuni “Bebinca” ra të dielën më mbrëmje në zonën bregdetare të qytetit të ri Lingang në lindje të Shangait, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.
Kjo është stuhia më e fortë që ka goditur...
Më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë bërë kërkesë për azil në shtetet e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2024. Krahasuar me gjysmën e parë të 2023, numri i personave që kërkojnë azil ka rënë.
Në Gjermani, numri i aplikimeve ra me një të pestën krahasuar me një vit më parë, ndërsa...









