Më 1 tetor, Drejtoria e Statistikave MONSTAT do të aktivizojë softuerin për kontrollimin e të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë i kryer në fund të vitit të kaluar, pavarësisht nëse një ekip i posaçëm kontrolli prej tre anëtarësh do të përfundojë detyrën e tij deri atëherë, thanë për “Pobjeda” nga kjo drejtori. Ata...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia ta marrin seriozisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, pasi ka pasur ngecje në vitin e fundit. Duke folur në Samitin për Paqe dhe Demokraci në Prishtinë, Hovenier tha se...
Me vendim të gjykatësit në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shtyrë seanca fillestare për rastin e sulmit në Banjskë të Komunës së Zveçanit e cila ndodhi më 24 shtator 2023. Tre nga gjithsej 45 të akuzuarit për rastin Banjska u sollën në seancën fillestare, ku të pranishëm ishin edhe pala mbrojtëse e tyre si...
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka zhvilluar “diskutim strategjik” për dialogun me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, dhe me të emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexender Kasanof. “Gjithmonë është e dobishme të kemi diskutim strategjik për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë...
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të tërhiqen nga bota dhe të veprojnë të vetëm, teksa Izraeli dhe Hezbollahu –grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – janë në prag të një lufte në shkallë të gjerë në Liban, dhe Izraeli po vazhdon ofensivën në Gazë. Në fjalimin...
Në një apel të ndjerë, Papa Francesku kërkoi fundin e përshkallëzimit të tmerrshëm të situatës në Liban, siç e cilësoi ai, teksa e quajti të papranueshme situatën e brishtë të krijuar në këtë vend dhe shtoi se po lutet për të gjithë ata që janë duke vuajtur nga lufta. Komentet e tij, At ii...
Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës bomba thërrmuese me rreze të mesme veprimi, një sërë raketash, artileri dhe automjete të blinduara si pjesë e një pakete ndihme ushtarake prej rreth 375 milionë dollarësh, thanë zyrtarët amerikanë të martën. Zyrtarët presin që njoftimi të bëhet publik të mërkurën, ndërsa udhëheqësit botërore mblidhen në Asamblenë...
Ndryshimet klimatike kanë dyfishuar mundësinë e përmbytjeve në përmasa katastrofike siç ishin ato që goditën Europën Qendrore, ku 24 persona humbën jetën. Raporti i fundit nga World Weather Attribution, një grup shkencëtarësh që studion efektet e ndryshimeve klimatike në ngjarjet ekstreme të motit, zbuloi se katër ditët e para, kur stuhia Boris nisi...
Kanë nisur evakuimet e banorëve ne Florida pasi pritet që vendi të goditet nga një stuhi tropikale “Helene”, e cila mund të jetë më e forta që ka goditur ndonjëherë SHBA në vitet e fundit. “Helene” u formua në Detin veriperëndimor të Karaibeve të martën në mëngjes dhe do të fillojë me një ritëm...
“Qëllimi ynë është të sigurojmë rezultate të matshme, stabile dhe të qëndrueshme në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Vullneti politik dhe stabiliteti janë garancia që ne të zbatojmë reformat e nevojshme në mënyrë cilësore dhe në kohën më të shkurtër të mundshme. Me përputhshmëri 100% me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME