Foto: predsjednik.me Marrja e IBAR-it është rezultat i përbashkët i përpjekjeve të të gjithë shoqërisë, do të hapë fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim të plotë në BE për Malin e Zi, e cila do të konfirmojë se politika e zgjerimit mbetet në fokusin e politikës evropiane, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov...
Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut, Vlladimir Martinoviq, njoftoi miratimin së shpejti të Planit Kombëtar për përshtatjen e Malit të Zi ndaj ndryshimeve klimatike, një dokument i rëndësishëm strategjik për politikat sektoriale dhe zhvillimin e përgjithshëm në periudhën e ardhshme. Siç thanë ata, debati publik për Planin Kombëtar...
Rasti i shtatë i fruthit (lisë së vogël) është regjistruar në Mal të Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi. Rasti i fundit, siç thanë ata, është regjistruar në Plevla te një person 46-vjeçar, i cili sipas të dhënave të marra nga hetimi epidemiologjik është ekspozuar ndaj virusit të fruthit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Takimi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano si dhe nga Qeveria e Kosovës.
Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale me vlerë 100 milionë euro. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, bëri të ditur se përmes këtij projekti strategjik do të kryhet rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë –...
Në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Por, si kompromis pritet që këto masa të hiqen pjesërisht dhe gradualisht. Kështu mësoi Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në bllok pas diskutimeve që u zhvilluan më 19 qershor në Komitetin për politikë dhe...
Grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” planifikon që të hedhë në votim të martën e ardhshme në seancën plenare të Kongresit spanjoll një propozim jo legjislativ me të cilin i kërkon që qeverisë spanjolle të njohë Kosovën si një shtet sovran. Katalanasit e ‘Junts’ kanë sjellë si argument faktin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë...
Një valë e të nxehtit ekstrem ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA, me autoritetet që kanë vendosur alarmin e kuq në shumë shtete. Nju Jorku hapi më herët plazhet dhe pishinat publike. Sipas planit të emergjencës nga nxehtësia, Neë York City po hap qendrat e tij të ftohjes për herë të parë...
Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që Kryeministri holandez në largim do të pasojë Jens Stoltenberg. Pas miratimeve nga Hungaria dhe Sllovakia, Rumania konfirmoi mbështetjen e saj për Rutte, me presidentin rumun Klaus Iohannis që tërhoqi kandidaturën e tij për postin kryesor...
Presidenti Emmanuel Macron u ka kërkuar institucioneve arsimore në Francë që të zhvillojnë orë diskutimi mbi racizmin dhe antisemitizmin. Thirrja vjen pas përdhunimit të një vajze hebreje në një lagje në periferi të Parisit. Tre adoleshentë u arrestuan këtë javë pas denoncimit nga një adoleshente 12-vjeçare nga Courbevoie, në perëndim të Parisit, e cila...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME