Detyrim ndërkombëtar dhe ligjor e konsideron shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se BE-ja ka propozuar draftin për asociacionin, për të cilin tha se Kryeministri Albin Kurti ishte i gatshëm që ta nënshkruante dhe ta pranonte në Tetor të...
Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO) njoftoi se për t’i mbuluar kërkesat e qytetarëve, është duke importuar rreth 1 milion euro rrymë në ditë. Në një komunikatë për media thuhet se kërkesa në kohë piku kalon mbi 800 megavate rrymë, që është “dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe”.
Roberta Metsola është rizgjedhur presidente e Parlamentit Evropian. E zgjedhur për herë të parë në këtë post në janar 2022, politikania e Partisë Popullore Evropiane Malteze do të qëndrojë në këtë rol edhe për 2 vite e gjysmë pasi mori 562 vota në favor të saj nga 720 anëtarë të Parlamentit Evropian. Ajo pritej...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka prezantuar tre hapa që synon t’i marrë për t’u përgatitur për një plan të paqes, që mund të jetë gati para fundit të vitit, për të mundësuar mbajtjen e një samiti të dytë ndërkombëtar për paqe, me mundësinë e pjesëmarrjes së zyrtarëve prej Rusisë. Duke folur në një...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha dy zyrtarëve të lartë izraelitë se numri i viktimave civile në Gazë është “në mënyrë të papranueshme i lartë”. Ushtria izraelite kreu disa sulme vdekjeprurëse në ditët e fundit, duke përfshirë një në një kamp refugjatësh. Në përgjigje, Hamasi - grup i shpallur...
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar po i shtyn autoritetet gjermane t`i kthejnë sytë nga pensionistët, të cilët po joshen të rikthehen në tregun e punës, sigurisht nëse do të ishin edhe vetë të gatshëm për këtë. Afrimi i asaj që konsiderohet si “mosha e artë” shihet si fitore e dy anshme nga politika dhe...
Rikonstrukcioni i Qeverisë do të ndodhë shumë shpejt, tashmë në fund të korrikut, ka thënë kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq në një intervistë për gazetën “Politika” të Beogradit. "Me këtë lëvizje, qeveria do të fitojë stabilitet shtesë, sepse duhet të zgjasë katër vjet. Ministrat e koalicionit "Për të ardhmen e Malit të Zi"...
Pavarësisht vapës, Instituti për Ndihmë Mjekësore Emergjente i Malit të Zi nuk shënon rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve. Siç theksojnë ata, siç pritej, numri i të sëmurëve në Podgoricë dhe në komunat jugore është në rritje, por është në nivelin e vitit të kaluar. “Theksojmë se një numër...
Ligji për menaxhimin e mbetjeve paraqet një pikë kthese për Malin e Zi sepse vendos bazat për reduktimin e mbetjeve, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor te qytetarët përmes masave të kontrollit, tha ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut Vlladimir Martinoviq, në një intervistë për Portalin e RTMZ.
Pas gati katër vitesh, flota e njësisë ajrore-helikopterike të MPB-së është funksionale për të ofruar mbështetje për të gjitha repartet, e gjatë verës veçanërisht në fushën e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes dhe shpëtimit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas Ministrisë së Brendshme, aktualisht ka një avion zjarrfikës të servisuar dhe gati...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME