Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “korridor ajror humanitar” për të dërguar ndihma në Liban, ndërsa luftimet përshkallëzohen midis Izraelit dhe Hezbollahut, grup militant i përkrahur prej Iranit, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit. Komisioni Evropian tha se janë planifikuar tre fluturime fillestare...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në një konferencë për media në Tivat tha se është miratuar Deklarata në Samitin e Liderëve të Procesit Brdo-Brijuni. Ai thotë se anëtarësimi në BE nuk është vetëm nevojë dhe synim i deklaruar, por imperativ gjeopolitik dhe moral. “Dua të falënderoj të...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, bën bashkë në Tivat të Malit të Zi përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik dhe u bën thirrje që, pavarësisht ngjyrave partiake, të jenë të bashkuar për mbrojtjen e interesit shqiptar. Kreu i Shtetit shfrytëzoi vizitën në Malin e Zi, ku ndodhet për Samitin...
Në vazhdim të seancës së 45-të të Komisionit Legjislativ të mbajtur sot me prezencën e propozuesit, ministrit të Administratës Publike, Marash Dukaj, dhe drejtorit të Përgjithshëm për Infrastrukturë dhe Siguri Informative, Digjitalizim dhe Shërbime elektronike, Dushan Polloviq, u diskutua Propozimi për Ligjin për Sigurinë e Informacionit. Komisioni në përputhje me kompetencat e tij...
Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nishiq, tha se të gjithë pensionistët që marrin mbi 450 euro do të kenë rritje prej 50-60 euro duke filluar nga viti i ri. “Pensionet patjetër do të rriten nga viti i ri sepse rritja e pagës minimale në 600 e 800 sjell rritje të pagës...
Drejtoria e Statistikave (Monstat) njoftoi se ka realizuar me sukses dy aktivitetet e fundit që ishin parakusht për publikimin e rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë, Amvisërive dhe Banesave. Qytetarët, siç thonë ata, kanë pasur të drejtën dhe mundësinë për të kontrolluar të dhënat e tyre për karakteristikat etniko-kulturore të mbledhura nga Regjistrimi...
Fëmijët duhet të fuqizohen për të raportuar çdo formë të dhunës së bashkëmoshatarëve, tha ministri i Sportit dhe Rinisë dhe kryetar i Këshillit për të Drejtat e Fëmijëve, Dragosllav Shqekiq. Ai tha se rasti i dhunës së bashkëmoshatarëve në Tivar, ku mbeti i plagosur rëndë një djalë 18-vjeçar, rihap çështjen e rëndësishme të...
Vaksinimi i gripit sezonal për vitin 2024/2025 në Mal të Zi nis këtë javë dhe do të zbatohet në të gjitha qendrat shëndetësore. Qëllimi kryesor i vaksinimit kundër gripit sezonal është reduktimi i shpeshtësisë së sëmundjeve, veçanërisht të formave të rënda të sëmundjes, shtrimeve në spital dhe vdekjeve në grupet e popullsisë që...
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme nga Serbia, të cilat hyjnë në pikën kufitare në Merdare. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Zyra e BE-së në Kosovë tha se ky vendim është “në të mirën e...
Uragani “Milton” rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kategorisë së pestë për Floridën, duke kërcënuar kështu këtë shtet amerikan, i cili është përballur me një uragan tjetër vdekjeprurës vetëm pak javë më parë. Milton, që pritet të shtrihet edhe në gadishullin Juktan të Meksikës, është intensifikuar me shpejtësi, duke nxitur evakuimin e banorëve.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME