Ministria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon punën e përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj. Në njoftimin e atij dikasteri të dërguar për media, thuhet se Qeveria e Malit të Zi në seancën e 55-të ka miratuar Informacion mbi krijimin e një pike të vetme kontakti.
Çdo iniciativë që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës është legjitime, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe shtoi se kësaj teme duhet t'i qasemi me qëllim që të mbyllet qartë rruga evropiane e Malit të Zi. Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq për idenë e krijimit...
Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga një deri në tre cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit. Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për tre dhe dy cent dhe për dy javët e ardhshme do të kushtojnë 1,43 euro dhe 1,47 euro.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të hënën se nuk ka parë ndonjë shenjë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mund të pësojë ndryshime pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. “Jemi me fat që në SHBA kemi pasur mbështetjen e të dyja kampeve, pra të atij republikan...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të përshpejtohet ritmi i reformave në kuadër të rrugëtimit evropian të vendit drejt BE-së. Diplomati italian ka qenë i pranishëm në nisjen e edicionit të nëntë të Shkollës së Integrimit Evropian, që organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i...
Në kuadër të plotësimit të kritereve për tu integruar në Bashkimin Europian, Shqipëria si detyrim ka edhe përshtatjen e legjislacionit në fushën e performacës së energjisë në ndërtesa. Apartamente banimi, me qira, ndërtesa të reja por dhe institucionet duke filluar nga 2026 duhet të plotësojnë kërkesat minimale të performancës energjetike të vendosura nga qeveria...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri konfirmoi praninë e gripit të shpendëve në një fermë, por theksoi se asnjë njeri nuk është prekur nga kjo sëmundje. Vatra e gripit të shpendëve (H5N1) u zbulua më 2 nëntor në fshatin Mëzez, në periferi të Tiranës. Pas konfirmimit të rastit, Ministria e Bujqësisë tha se Instituti i...
Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitoren ndaj sfiduesit të saj, Alexandr Stoianoglo, që është miqësor me Rusinë, në zgjedhjet presidenciale të përcjella me akuza për ndërhyrje ruse dhe mashtrime zgjedhore. Me 99.7 për qind të votave të numëruara për balotazhin e 3 nëntorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Sandu...
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pasi shpërtheu vullkani në malin Levotobi Laki-laki, në lindje të Indonezisë. Shpërthimi ndodhi afër mesnatës të së dielës, duke shkaktuar shtëllunga shpërthyese të llavës dhe duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra përreth. Vullkani në malin Levotobi Laki-laki, që gjendet në ishullin Flores, shpërtheu në...
Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën e kaluar tani duket se po zhvendosen në Barcelonë. Shërbimi meteorologjik i vendit lëshoi një alarm të kuq për reshje shiu përgjatë vijës bregdetare të Barcelonës , duke paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë “nëse nuk është e nevojshme” dhe të jenë vigjilentë.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME