Këto janë pasojat e atij që konsiderohet sulmi me bilancin më të rëndë të viktimave, i kryer deri më tani nga rusët në Ukrainë. Arrin në 22 bilanci i të vdekurve dhe 50 i të plagosurve nga raketat ruse ranë në një zonë të banuar pranë stacionit të trenit në qytezën Çapline. Banorët rrëfejnë se në goditjen...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të falë nga 10.000 dollarë hua për miliona ish-studentë universitarë, duke mbajtur një premtim që bëri në fushatën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Gjithashtu presidenti i SHBA-së tha se huamarrësit me të ardhura të ulëta që shkuan në kolegj me grantet 'Pell'...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se numri i rasteve me virusin e lisë së majmunit në botë është ulur me 21 për qind krahasuar me javën e kaluar. Në raportin e statusit të virusit të lisë së majmunit të publikuar në faqen e internetit të OBSH-së thuhet se rritja e rasteve të lisë...
Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, mori pjesë në samitin e dytë të platformës së Krimesë, me ftesë të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski. Nga Kabineti i Abazoviqit njoftuan se platforma e Krimesë u mbajt për herë të parë vitin e kaluar në Kiev dhe se ajo mblodhi së bashku...
Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka marrë sot një vendim të ri për shpalljen e zgjedhjeve lokale në Podgoricë dhe Zetë për më 23 tetor. Këshilltari i Presidentit për Sistemin Kushtetues dhe Çështjet Juridike, Boris Bastijançiq, deklaroi se Gjukanoviq më parë ka shpallur Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Organizimin Territorial të Malit të Zi...
Qeveria nesër në orën 11 do të mbajë seancë të posaçme me rastin e ngjarjes tragjike të ndodhur më 12 gusht në Cetinë, ku humbën jetën 11 persona. Siç është paralajmëruar, në seancë përveç anëtarëve të Qeverisë do të marrë pjesë edhe kryetari i kryeqytetit të Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq. “Pas seancës së Qeverisë, kryeministri i Qeverisë së...
Kriza në nivel shtetëror nuk duhet të ndikojë në ngjarjet politike në Ulqin, të cilin e udhëheq kryetari i Komitetit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA, Omer Bajraktari. Ai thotë se janë duke punuar me vrull të plotë, dhe se opozita në atë qytet as që do të mund t'u gjente asnjë faj. Në opozitë, siç thonë ata,...
Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, në takimin e sotëm me punëtorët e Hekurudhës-Nikshiq ka njoftuar se fabrikën do ta marrë Elektroekomia e Malit të Zi dhe se afati për shitjen e aksioneve është 26 shtatori. Abazoviq tha se do të bisedoj me përfaqësuesit e kompanisë turke Tosyali Holding dhe se do të kërkoj që punëtorët të...
Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, tha se Mali i Zi qëndron pranë popullit ukrainas dhe kujtoi se ruajtja e rendit ndërkombëtar, bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare, duhet të jetë baza e marrëdhënieve moderne ndërkombëtare. Abazoviq dënoi pushtimin e Rusisë, duke vlerësuar se lufta nuk mund të lejohet në shekullin 21...
Autoritetet e Kosovës nuk do të pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS për veturat brenda territorit të Kosovës, si dhe do të zbatojnë masa reciproke për qytetarët e Serbisë sa i përket dokumentit për hyrje/dalje. Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, të mërkurën gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Kurti tha se në takimin e 18 gushtit...









