Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për grevën në arsim. Rezoluta e partisë opozitare, PDK-së, ka paraparë që Qeveria të nisë negociatat me Këshillin grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) brenda 48 orëve dhe të gjendet zgjidhje për dhënie fund të grevës. Kjo...
Hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara kanë ardhur në përfundimin se në Ukrainë janë kryer krime gjatë luftës që është duke zhvilluar Rusia në këtë shtet. Ata kanë përmendur bombardime të civilëve, ekzekutime të ndryshme, torturë dhe dhunë të tmerrshme seksuale. “Bazuar në të dhënat e mbledhura nga Komisioni, është ardhur në përfundim se në Ukrainë janë kryer...
Belgjika më 23 shtator ka vazhduar me planin për të mbyllur një reaktor bërthamor, pavarësisht thirrjeve që ta rimendojë këtë vendim për shkak të frikës se mund të ketë reduktime të rrymës gjatë këtij dimri. E gjendur midis Francës, që varet nga energjia bërthamore dhe Gjermanisë të varur nga gazi dhe qymyri, Belgjika varet për gjysmën e...
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje që Europa të jetë e pavarur nga energjia pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz rus. Sipas Sanchez, regjimi i Vladimir Putin po përdor burimet e Rusisë si armë dhe ‘shantazhon të gjithë botën’ duke krijuar një krizë energjetike. “Një...
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, një pjesë të stafit të Komunës së Tuzit, si dhe drejtorin e Gjimnazit ,,25 Maji” në Tuz, Lindon Gjelaj, ishin në një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë vizitës, ata u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pikërisht për të...
Mali i Zi duhet t'i kuptojë këto sulme kibernetike si një leksion nga i cili duhet të mësojmë dhe të dalim më të fortë me dituri për sfidat e ardhshme nga sulmet kibernetike, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj. Dukaj ishte pjesëmarrës në panelin "Infrastruktura dhe shërbimet lidhëse: Si të sjellim infrastrukturën më bashkëkohore në Ballkanin...
Aktiviteti i pamjaftueshëm i BE-së dhe NATO-s në rajon dhe mungesa e një qasjeje të qartë, të koordinuar dhe strategjike për Ballkanin Perëndimor në vitet e fundit, së bashku me perceptimin e gabuar të rëndësisë së integrimit të kësaj pjese të Evropës, krijuan hapësirë për ndikim të fortë të palëve të treta, tha presidenti i Malit të...
Tre tema ishin në fokus të takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell: sanksionet kundër Rusisë, sulmet kibernetike dhe kriza energjetike, tha kryeministri me mandat teknik Dritan Abazoviq në New York. Abazoviq, në një deklaratë të publikuar nga Qeveria, ka thënë se në takim...
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se vendimi i tij për të mos pranuar kandidaturën e Miodrag Lekiqit për mandatar është në përputhje me Kushtetutën. Ai po ashtu tha se nuk është pengesë që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese të mbahen zgjedhjet lokale më 23 tetor dhe tha se si edhe deri tani, do të...
Qeveria e Malit të Zi miratoi vendimin që shteti të blejë 10 për qind të aksioneve të Elektroekonomisë së Malit të Zi për 15 milionë euro. Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, si propozues tha se në këtë mënyrë rritet likuiditeti i kompanisë, dhe shteti rrit pronësinë dhe pengon një blerës të dytë potencial që të ndikojë në...









