Qeveria në seancën e sotme kufizoi eksportin e peletit nga Mali i Zi. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviq, ka propozuar që Qeveria në seancën e sotme të miratojë Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të eksportit të disa asortimenteve të drurit, përkatësisht të kufizohet eksporti i peletit nga...
Qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi është rikthimi i linjës Tivar-Bari, theksoi kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Këtë ai e ka thënë gjatë një takimi me Luigi Morfinin, presidentin e kompanisë së njohur italiane “Morfimare”, me të cilin ka biseduar për mundësinë e rihapjes së linjës Tivar-Bari. Kryeministri Abazoviq foli për keqmenaxhimin afatgjatë të "Lundrimin e...
Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në muajin gusht, krahasuar me korrikun, kanë qenë mesatarisht 0.2 për qind më të larta, tregojnë të dhënat e Monstat. Në gusht, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e konsumit ishin mesatarisht 15 për qind më të larta. “Ndikimin...
Edhe në mesin e shtatorit vazhdon vizita relativisht e mirë në rivierën e Ulqinit, sipas të dhënave të Organizatës Turistike. Sot këtu pushojnë 8.440 mysafirë të regjistruar, prej të cilëve numri më i madh është në akomodime private, 5.706. 2536 janë akomoduar në hotele, ndërsa 198 turistë janë regjistruar në kampe dhe pushimore.
Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes' në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57. “Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave”,...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të enjten në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në një deklaratë para gazetarëve, afër Qeverisë së Kosovës, Lajçak tha se u takua me Kurtin për të vazhduar diskutimet për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Jam në Prishtinë për të vazhduar...
Qeveria gjermane miratoi reformën e asistencës sociale, një nga projektet më të debatuara në vend. Tre ishin ndryshimet kryesore që kanë ngjallur diskutimet më të mëdha: rritja e asistencës sociale, heqja e sanksioneve për gjashtëmujorin e parë të marrjes së ndihmës dhe mosprekja e pasurisë që nuk i kalon 60 mijë eurot në dy muaj te parë....
Hungaria nuk është më një demokraci plotësisht funksionale, ishte ky qëndrimi i deputetëve të  Parlamentit Evropian. Ky shtet sipas tyre  duhet të konsiderohet një “regjim hibrid i autokracisë zgjedhore”.  Në këtë rezolutë simbolike 433 eurodeputetë votuan pro, 123 kundër dhe 28 abstenuan. “Ka një konsensus në rritje midis ekspertëve se Hungaria nuk është më një demokraci,” thanë...
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias shprehu të enjten alarmin për përshkallëzimin e tensioneve me Turqinë gjatë një fjalimi në parlament. Ajo që po ndodh është shumë shqetësuese, tha Dendias, duke shtuar se çështja e ishujve në Egje nuk duhet të ngrihet për disktutim. Ministri u tregua i prerë ndaj Turqisë për përshkallëzimit të rrezikshëm të marrëdhënieve mes...
Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq tha se Qeveria së shpejti, ndoshta tashmë në seancën e nesërme, do të përgatisë planin e kursimit në përgjigje të krizës energjetike, i cili në valën e parë nuk do të vlejë për qytetarët. “Të gjithë jemi tifozojmë për një vjeshtë me shi. Nëse vjeshta nuk është me shi, ne do...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME