Lideri i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, pas mbledhjes së mazhorancës në gusht të vitit 2020, tha se është arritur marrëveshje që Miodrag Lekiq të propozohet për mandatar. Mandiq pas takimit njoftoi se partitë e shumicës së vjetër parlamentare ranë dakord për formimin e një qeverie të re. “Të 41 deputetët kanë vetëm një kandidat për...
Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë partneri më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Podgoricës, si dhe se presidenti amerikan Joe Biden mund ta shpëtojë Ballkanin Perëndimor nga rënia nën ndikimin rus dhe kinez. "Mesazhi im për Biden është i thjeshtë....
Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi po fillon hulumtimin e parë që shqyrton shpeshtësinë e mungesës së vitaminave dhe mineraleve në dietën e popullsisë së Malit të Zi. "Megjithëse sëmundjet kronike jo të transmetueshme dhe sëmundjet që lidhen me të ushqyerit janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në Mal...
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Budimir Mugosha, ka paralajmëruar blerjen e deri në 750 mëshqerra, të cilat duhet të kompensojnë mungesën e sasive të nevojshme të qumështit në Mal të Zi. Ai për TVMZ tha se ky departament ka miratuar blerjen e 750 mëshqerrave këtë vit, të cilat duhet të prodhojnë...
Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 20 shtator liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Nju Jork. Këtë takim e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime brenda BE-së në Bruksel, të cilat kanë thënë se “tashmë është bërë traditë që në javën e shtatorit kur në...
Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, pjesë ose jo e Bashkimit Evropian. Kështu rezulton në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Sigurinë Ushqimore, i cili bën një analizë të efekteve që ka shkaktuar lufta në Ukrainë në çmimet në produktet ushqimore dhe...
Shqipëria do të marrë në Tetor vaksinën e re anti-Covid e cila siguron mbrojtje edhe nga variantet e Omicron. Përgjegjësia e programit kombëtar të vaksinimit, Rovena Daja sqaron për Televizionin Klan se kjo vaksinë do të përdoret vetëm si dozë përforcuese, pra pasi të jetë aplikuar të paktën një dozë vaksinë anti-Covid. “Në Tetor vjen vaksina e...
Mbretëresha Elisabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik. Mëngjesin e së hënës, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike u nis për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli u dërgua në Kishën e Uestministerit, ku u...
Çmimet e naftës u rritën pasi Dollari ra ndjeshëm duke rritur kështu shqetësimet për furnizimin me naftë përpara se Bashkimi Europian të vendosë një embargo të naftës ruse në muajin Dhjetor. Nafta në bursën amerikane u rrit me 39 cent ose me 0.5% duke shkuar në 85.50 Dollarë për fuçi ndërsa nafta në bursën e Londrës u...
Stuhia i është drejtuar Republikes Domenikane, dëmet janë të konsiderueshme dhe qindra njerëz janë evakuuar. Shirat e dendur dhe erërat e fuqishme për shkak të uraganit Fiona sollën dëme të konsiderueshme në Porto Riko. Një pjesë e madhe e ishullit mbeti pa energji elektrike ndërsa përmbytjet e fuqishme shkatërruan qindra shtëpi dhe shkaktuan rrëshqitje dheu në shumë...







