Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj së bashku me bashkëpunëtorët, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë me ftesë të përfaqësuesve më të lartë të autoriteteve shqiptare. Gjatë vizitës u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetarën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, disa ministra,...
Diaspora e Malit të Zi i dha kryeministrit Dritan Abazoviq në Nju Jork një çmim për kontributin e tij të veçantë në promovimin e paqes, ruajtjen e multikulturalizmit dhe pajtimin e popujve në Mal të Zi. Zyra e Kryeministrit njoftoi se çmimi Abazoviqit iu dorëzua gjatë një takimi me diasporën e Malit të Zi nga Ulqini, Ana...
Qeveria e Malit të Zi është plotësisht e përkushtuar për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe promovimin e nismave të orientuara drejt projekteve që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm social dhe ekonomik jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të të gjithë rajonit, tha zëvendëskryeministrja në mandat teknik dhe ministre e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq....
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price ka deklaruar pasi SHBA-ja përfshiu në listën e zyrtarëve të shpallur non gratta prokuroren e shtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Diana Kajmakoviç, se priten më shumë veprime te tilla konkrete në vendet e Ballkanit Perëndimor. “Një nga qëllimet tona kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor është të punojmë me qeveritë...
Vetëm shtatë për qind e qytetarëve të Prishtinës gjatë stinës së dimrit, burim të ngrohjes kanë “Termokosin”. Në mungesë të sistemit të energjisë termike, banorët janë kthyer tek energjia elektrike, si burim për ngrohje. Këtë dimër, kriza energjetike mund të sjellë edhe mungesë, kështu një pjesë e qytetarëve kanë filluar të gjejnë alternativa të tjera. Disa të...
Thellimi i krizës së energjisë, për shkak të çrregullimeve që ka krijuar sulmi rus në Ukrainë pritet t’i ngadalësojë edhe më tej ritmet e rritjes ekonomike globale. Paralajmërimi vjen nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OECD që në raportin e saj më të fundit parashikon rritje të inflacionit dhe reduktim të rritjes së prodhimit të brendshëm...
Një grup vendesh të Bashkimit Europian do ta shtyjnë Brukselin këtë javë të dalë me plane të qarta për vendosjen e një cmimi tavan të gazit, sipas një drafti të parë nga Reuters. BE-ja propozoi një paketë masash emergjente për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë në fillim të këtij muaji, por e ka shmangur deri...
Uragani Ian preku tokën në Kubën perëndimore orët e para të mëngjesit të sotëm me erëra që mbërrinin shpejtësinë 200 km në orë e duke përplasur mbi zonë shira të furishëm. Ian që po intensifikohet me shpejtësi u shndërrua në stuhi të kategorisë 3, teksa i është drejtuar Floridës, ku ka nisur tashmë evakuimi i banorëve të...
Seanca e njëmbëdhjetë e jashtëzakonshme në vitin 2022, në të cilën do të votohet propozimi i Presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi, do të mbahet të premten, njoftoi Kuvendi. Seancën e ka caktuar kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, me propozim të kryetarit të shtetit, Millo Gjukanoviq....
Eurosuper 98 nga mesnata do të lirohet për një cent, Eurodizeli 8 cent dhe nafta për ngrohje 7 cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimi i Eurosuper 98 do të jetë 1.3 euro në dy javët e ardhshme, ndërsa çmimi i Eurosuper 95 do të mbetet i pandryshuar 1.26 euro. Në dy javët e ardhshme një litër...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME