Zëvendëskryeministrja për Politikë të Jashtme dhe Ministre e Çështjeve Evropiane Jovana Maroviq ka dhënë dorëheqje nga këto pozita. Ajo gjithashtu i dha fund përfshirjes së saj në Lëvizjen Qytetare URA. “Ju njoftoj se pas votimit të mosbesimit të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në seancën e Kuvendit të datës 19 gusht 2022, jap dorëheqje –...
Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike, Agron Camaj, është takuar me nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj. U shpreh pritshmëri e ndërsjellë që bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Shqipërisë të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, përmes zbatimit të programeve dhe projekteve të përbashkëta. “Përvojat e Shqipërisë në fushën e zhvillimit të...
Mali i Zi qëndron i palëkundur me partnerët e tij nga Ukraina, tha kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, Filip Axhiq, dhe njoftoi një paketë të re ndihme për Ukrainën. Axhiq, i cili po viziton Ukrainën, tha se ai erdhi në atë vend me ftesë të ministrit ukrainas të Mbrojtjes Oleksiy Reznikov. "Jam i nderuar që kam ardhur...
U.d.drejtoresha e Qendrës për kulturë Adriana Hoxha deklaroi se për shkak të shiut që ka rënë ditët e fundit, ndërtesa e këti institucioni ka pësuar vërshim të ujit në hapësirat e punës. “Gjendja më e vështirë është në hapësirat e zyreve të administratës dhe sidomos në Bibliotekë. Për shkak të depërtimit të thellë të ujit në instalimin...
Raportimi i ndërgjegjshëm i dhunës dhe përpunimi efikas janë hap kyç për reagimin e suksesshëm të shoqërisë ndaj kësaj sjelljeje ndaj grave, e cila sipas të gjithë treguesve është ende shqetësuese në Mal të Zi, njofton Instituti i Shëndetit Publik. “Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një nga manifestimet më të përhapura të diskriminimit ndaj grave dhe...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 25 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit. Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të KK-ve, dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në shenjë...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së per politiken e jashtme Josep Borrell deklaroi se marrëveshja e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës për targat parandaloi rrezikun e shpërthimit të një krize tjetër, e cila mund të kishte shkaktuar përshkallëzim të dhunës në veri të Kosovës. “Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë u arrit falë ndërmjetësimit të BE-së dhe përfaqësuesit tim...
Pas një seance maratonë me debate të forta mes opozitës dhe maxhorancës që zgjatën rreth 14 orë, Parlamenti miratoi mbrëmë projektin e ri për Portin e Durrësit. Projekti u votua me 74 vota pro dhe 35 vota kundër, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm. Për orë të tëra, në Kuvend pati debate të forta,...
Parlamenti Europian e përfundoi seancën plenare kushtuar strategjisë së re të zgjerimit me një deklaratë për shtyp ku nenvizohet se eurodeputetët i kanë rekomanduar BE-së “reformimin e procesit të vendimmarrjes për anëtarësim dhe avancimin e negociatave të anëtarësimit me shumicë të cilësuar në vend të unanimitetit që BE të jetë një lojtar global më i besueshëm dhe...
Pas sulmeve ajrore më të fundit të Rusisë mbi Ukrainë, në shumicën e qyteteve të vendit është rikthyer energjia elektrike, përveç kryeqytetit. Kievi mbetet ende me furnizim të kufizuar me energji që pas sulmeve ruse të 23 nëntorit. Kryebashkiaku Vitali Klitschko, tha se 60 për qind e qytetit ende nuk ka energji elektrike. Ai shtoi se prioritet...








