Përfaqësues të Unionit të Sindikatave të Lira, Federatës së Sindikatave, Sindikatës së Punëdhënësve dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, e cila rregullon të drejta të shumta të punës. Risitë kryesore të kontratës janë puna me pagesë nga shtëpia, puna e dyfishtë, si dhe puna gjatë të dielave. Pagat për punë të...
E matur me Indeksin e Barazisë Gjinore në Mal të Zi, gratë janë më të pabarabarta në fushën e pushtetit dhe parasë, u theksua në takimin e ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Fatmir Gjeka, me drejtoreshen ekzekutive të Fondit për Investime dhe Zhvillim, Irena Radoviq dhe Kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Velizar Kallugjeroviq....
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka nxjerrë një vendim të ri me të cilin urdhëron Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) të Shavnikut që t'i përsërisë zgjedhjet në dy vendvotime. “Duke vepruar në bazë të kundërshtimeve të bartësit të listës zgjedhore PDS-SD “E vërteta”, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nxjerrë vendim me të cilin ka urdhëruar Komisionin Komunal...
Nxënësit e shkollës së mesme “Vëllazërim Bashkim”në Ulqin janë evakuuar për shkak të kërcënimit me bombë. Ky është një tjetër në serinë e raporteve në shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi. Deri më tani, njësitë speciale të policisë nuk kanë gjetur asnjë mjet shpërthyes në ato institucione arsimore. Raportet për bomba të dyshuara të...
Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka njoftuar se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve të përfshira rreth çështjes së barrikadave në veri, derisa ka njoftuar se po e heton incidentin i cili ndodhi të dielën mbrëma në Zubin Potok, në veri të vendit. Në një njoftim për media, KFOR-i ka thënë se po punohet për...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars Gunnar Wigemark. Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në takim u bisedua për bashkëpunimin e afërt...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar sulmin e fundit ndaj gazetarëve në Zubin Potok, në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se të hënën, 26 dhjetor, është njoftuar për “një tjetër sulm të rëndë” ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu...
Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Zyrtarët thonë se 34 persona kanë vdekur në SHBA, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Bufalos, në Nju Jork. Katër vdekje janë shënuar në Kanada, ku një autobus rrëshqiti mbi rrugën e ngrirë afër qytezës Merit, në provincën...
Reshjet masive të dëborës në pjesë të mëdha të Japonisë u kanë marrë jetën 17 personave dhe ka plagosur më shumë se 90, ndërsa qindra shtëpi janë pa energji elektrike. Stuhitë e fuqishme kanë sjellë borë të madhe në rajonet veriore që nga java e kaluar, duke bllokuar qindra automjete në autostrada, e vonuar shumë shërbime të...
Të dhjetë anëtarët e një grupi skiatorësh të kapur nga një ortek pranë vendpushimit të Lech-Zuers në Austrinë perëndimore të dielën janë shpëtuar, thotë policia. Helikopterët, prozhektorët dhe qentë e posaçëm u përdorën në operacion për gjetjen e personave të zhdukur pas frikës fillestare se mund të kishin mbetur të vdekur, shkruan BBC. “Sipas informacioneve tona të...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME