Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryenegociatori Predrag Zenoviq mori pjesë në Forumin e Kryenegociatorëve, i cili po mbahet në Kishinau, me ftesë të zëvendëskryeministres për Integrime Evropiane të Moldavisë, Kristina Gerasimov.
Në panelin e titulluar “Sundimi i ligjit – mësimet e nxjerra nga vendet kandidate dhe anëtare të BE”, Zenoviq ndau përvojat e Malit të Zi si lider në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe foli për sfidat dhe arritjet kryesore në këtë fushë të integrimin në BE.
Ai gjithashtu vuri në dukje rolin qendror të shtetit të së drejtës dhe kapitujt 23 dhe 24, sfidat nga hapja e këtyre kapitujve deri në marrjen e IBAR-it, duke theksuar se sundimi i ligjit është themeli i projektit evropian dhe negociatave për anëtarësim.
Duke folur për zhvillimin e planeve të veprimit për kapitujt 23 dhe 24, kryenegociatori shpjegoi se ato duhet të fokusohen në reformat prioritare që ndikojnë në funksionimin e institucioneve demokratike dhe të drejtat themelore, me synimin për arritjen e një ekuilibri të dukshëm të rezultateve të vendimeve gjyqësore ligjërisht të detyrueshme në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë.
Me qëllime dhe mekanizma të qarta dhe realiste për monitorimin e progresit, Mali i Zi siguroi përfshirjen e gjerë të aktorëve – nga institucionet e pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, tek organet ndërkombëtare të ekspertëve dhe shoqëria civile – gjë që përmirësoi cilësinë e planeve dhe krijoi një ndjenjë të përgjegjësisë së përbashkët.
Përveç suksesit, Zenoviq iu referua edhe sfidave me të cilat ballafaqohet Mali i Zi në procesin e integrimit, marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve ekzekutive dhe legjislative si vendimtare për integrimin, mungesës së kapaciteteve administrative në fusha të caktuara dhe detyrës së përkthimit dhe përgatitjes së versionit malazez të çështjeve ligjore të Bashkimit Evropian.
Kryenegociatori e përmbylli fjalimin e tij me një mesazh për rëndësinë e mbështetjes reciproke ndërmjet vendeve kandidate dhe Bashkimit Evropian, për të arritur bashkërisht objektivin e anëtarësimit të plotë.