NIMANBEGU: PËR ZGJEDHJE TË LIRA KA KUSHTE, POR GJITHMONË MUND TË JETË MË MIRË

Ekzistojnë kushte ligjore dhe kushte të tjera për mbajtjen e zgjedhjeve të lira në Mal të Zi, por gjithmonë ka vend për përmirësime, tha nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu.

Kjo kornizë sistemike bëri të mundur ndërtimin e cikleve gjithnjë e më demokratike të zgjedhjeve.

Si i vetmi përfaqësues autentik i popullit shqiptar në Mal të Zi, unë kam mbledhur disa herë drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, dhe në ato takime kemi biseduar për legjislacionin zgjedhor dhe mundësitë dhe mënyrat e daljes sonë në zgjedhje. Ka shënja se një koalicion i tillë, i cili sot përfaqëson shqiptarët (Forca, UDSH, ASH), me siguri do të zgjerohet edhe me parti të tjera.

Sa i përket çështjes se a do të “bashkohemi” është shumë herët për të dhënë një përgjigje të tillë, theksoi Nimanbegu.

Aktualisht, deputeti shqiptar (për sa i përket numrit të votave të fituara) është më i rëndi në Parlamentin e Malit të Zi.

Kjo thotë shumë për kundërshtimin e vetë veprimit pohues në ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.

Të gjitha shtetet, jo vetëm në rajon, që i përmbahen demokracisë kanë një mënyrë për të zgjidhur përfaqësimin autentik të pakicave, qoftë si mandate të garantuara, ose duke zvogëluar cenzusin.

Më në fund, heqja e zonës elektorale u bë kundër vullnetit tonë, dhe pa pëlqimin tonë.

Që nga ajo kohë, ne vazhdimisht, edhe kësaj radhe, jemi duke u munduar t’i bëjmë gjërat ashtu si duhet.

Ndryshimi nuk varet vetëm nga partneri ynë i koalicionit, pasi ky ligj duhet të miratohet nga një shumicë e dy të tretave, tha Nimanbegu.

SHARE