Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kuvendi i Malit të Zi vazhdon sot seancën e filluar dje në Cetinë në të cilën deputetët debatojnë për disa projektligje.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj tha se miratimi i Projektligjit për Komunikimet Elektronike paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të sektorit të komunikimeve elektronike në Mal të Zi dhe kontribuon në krijimin e një mjedisi më të mirë biznesi dhe modernizimin e tregut të komunikimeve elektronike, e në këtë mënyrë edhe në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
“Ky ligj është një parakusht për mbylljen e përkohshme të kapitullit 10, i cili është një hap kyç në procesin e integrimit evropian. Direktiva e lartpërmendur vendos kornizën ligjore për rregullimin e rrjeteve të komunikimit elektronik, shërbimeve, pajisjeve të lidhura dhe shërbimeve të lidhura”, tha ndër të tjera Gjeloshaj.
Ai theksoi se me propozimin e Ligjit të ri për Komunikime Elektronike, Mali i Zi, siç thotë ai, do t’i përmbush plotësisht qëllimet e përcaktuara në segmentin elektronik evropian.
“Ligji i ri paraqet reforma kyçe që forcojnë autonominë institucionale, organizative dhe financiare të agjencisë në përputhje me kërkesat e KE-së”, tha ministri.
Theks i veçantë, siç tha ai, i është kushtuar mbrojtjes nga ndikimi politik dhe i tregut.