MILLATOVIQ: NJË MESAZH I FORTË MBËSHTETJEJE PËR UKRAINËN

Me ftesë të kryeministrit kroat Andrej Pllenkoviq dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq ka marr pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

“Sot, në emër të Malit të Zi dhe me ftesë të zotit Pllenkoviq, marr pjesë në Samitin e tretë të liderëve të Evropës Juglindore dhe Ukrainës. E para ishte në Athinë, e dyta në Tiranë dhe e treta po ndodh sot, këtu në Dubrovnik. Me miratimin e Deklaratës nga Samiti, ne i dërguam një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje të fortë Ukrainës në luftën e saj për liri dhe të drejtën e zgjedhjes”, tha Millatoviq.

Ai tha se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Mali i Zi ka mbështetur lirinë e këtij vendi dhe të drejtën e tij për të zgjedhur.

“Ne u mblodhëm rreth kësaj si liderë të Evropës Juglindore në mënyrë që të mbështesim edhe një herë Ukrainën në gjithçka që po ndodh. Fatkeqësisht, sot Ukraina po hyn në ditën e njëmijë të një lufte që tashmë ka marrë shumë jetë të pafajshme, e cila pothuajse ka shkatërruar ekonominë e Ukrainës, dhe për këtë arsye një mesazh tjetër i rëndësishëm që kam dërguar, për të sjellë paqen në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur dhe një situatë ku Ukraina do të ketë të drejtën e saj për të zgjedhur, të drejtën e saj për një të ardhme evropiane dhe euroatlantike”, tha presidenti Millatoviq.

Krahas fjalimit të tij në seancën plenare me temën e mbështetjes për Ukrainën, presidenti Millatoviq pati disa takime dypalëshe në margjinat e Samitit.

SHARE