Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Posta e Malit të Zi festoi 150 vjetorin e ekzistencës së Unionit Universal Postar, duke festuar historinë e pasur dhe rolin e shërbimeve postare në lidhjen globale.
Në ceremoni të pranishëmve i’u drejtua zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Nik Gjeloshaj, i cili theksoi rëndësinë e Postës së Malit të Zi si një lojtar kyç në zhvillimin e ekonomisë sonë dhe që lidh të gjitha pjesët e vendit.
“Posta nuk është vetëm një shërbim, por është një shtyllë që mbështet zhvillimin ekonomik dhe kontribuon në lidhjen e njerëzve, edhe në epokën e digjitalizimit”, tha ministri Gjeloshaj.
Vazhdojmë me modernizimin dhe inovacionin, me synimin për të mbetur një partner i besueshëm për të ardhmen!