Përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) u takua me shoqërinë civile malazeze për të vlerësuar progresin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit, veçanërisht në fushën e reformës së administratës publike.
Pjesëmarrësit e takimit, i cili u mbajt në kuadër të Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi, shprehën shqetësimin për reduktimin e kapacitetit të administratës publike malazeze për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të agjendës së BE-së.
Siç është theksuar në njoftim, me Qeverinë e re hapet një dritare mundësie për përparim në reformat e nevojshme në kuadër të negociatave për anëtarësim.
“Kur qeveria është sinqerisht e përkushtuar për një dialog të hapur dhe transparent, për negociata të bazuara në interesat e qytetarëve pa kalkulime politike, ne kemi një situatë në të cilën partnerët dhe kundërshtarët tanë politikë janë të kënaqur, në mënyrë që të ndajmë përgjegjësinë dhe meritat duke hapur një perspektivë të re të negociatave të anëtarësimit”, tha ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq.
Ata u bënë thirrje autoriteteve malazeze që të ndryshojnë urgjentisht kuadrin legjislativ, gjë që u pasqyrua qartë në deklaratën përfundimtare të publikuar pas takimit.
Në veçanti, anëtarët kërkuan një ndryshim në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit, i cili i trajton përfaqësuesit e partnerëve socialë dhe organizatave të shoqërisë civile si zyrtarë vetëm sepse ata janë emëruar zyrtarisht nga Qeveria e Malit të Zi.
Kjo, siç pretendojnë ata, nuk është në përputhje me misionin e tyre për të përfaqësuar interesat e partnerëve të organizuar social, duke vënë në pikëpyetje autonominë dhe pavarësinë e tyre si organizata joqeveritare dhe jofitimprurëse.