Zakoni I Mëngjesit Që Ju Ndihmon Të Reduktoni Dhjamin Rreth Barkut

Në pamje të parë, mund të mendoni se dhjami i tepërt rreth barkut nuk është ndonjë gjë e madhe por kjo mund të shkaktojë disa probleme mjaft të rënda shëndetësore.

Dhjami rreth barkut, shpesh quhet yndyrë e “dëmshme” sepse qëndron rreth organeve tuaja të brendshme.

Ai mund të shkaktojë probleme serioze si diabeti i tipit 2 e madje edhe sëmundje të zemrës.

Fatmirësisht, me disa ndryshime në stilin e jetesës dhe zakonet tuaja të të ngrënit, do të jeni në gjendje të ulni yndyrën e tepërt.

Sipas ekspertëve, zakoni më i mirë i mëngjesit për tkurrjen e yndyrës së padëshiruar të barkut është ngrënia e proteinave.

Çfarëdo që të hani për mëngjes, sigurohuni që të përfshini edhe proteina në vaktin tuaj.

Proteina është një lëndë ushqyese që mund të rrisë ndjesinë e ngopjes, duke ju ndihmuar të hani më pak dhe të luftoni dhjamin e tepërt.

AgroWeb.org ju fton të lexoni dhe të mësoni më shumë se si proteinat mund t’ju ndihmojnë të reduktoni yndyrën rreth. barkut.

Si një mëngjes i pasur me proteina mund t’ju ndihmojë të reduktoni yndyrën e barkut?

Hulumtimet kanë zbuluar se regjimet ushqimore të larta në proteina mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.

Për shembull, një studim ku AgroWeb.org u mbështet, zbuloi se pjesëmarrësit që ishin klasifikuar si obezë ose mbipeshë ishin në gjendje të humbisnin peshë dhe të ulnin nivelet e kolesterolit me një dietë të përkohshme me shumë proteina.

Pjesëmarrësit që kishin një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare patën humbje më të madhe në peshës pas konsumimit të dietës të pasur me proteina.

Gjithashtu studiuesit zbuluan se ekziston një lidhje e fortë midis cilësisë dhe sasisë së proteinave dhe reduktimit të yndyrës së barkut.

Ata theksojnë rëndësinë e këtyre zbulimeve, duke thënë se dhjami rreth barkut është një shënues i fortë për disa sëmundje dhe vdekshmërinë prej tyre.

Pra, nëse doni të përgatisni një mëngjes me proteina të larta, provoni të konsumoni vezë, mish pa dhjamë dhe një lëng me pluhur proteinash./AgroWeb.org

SHARE