Është një recetë e thjeshtë, shumë e shijshme dhe e mrekullueshme.
Gjizën e përdorim në shumë receta të përditshme. Gjiza shkon mirë me speca të skuqur, me vezë, me spinaq, vaj ulliri e hudhër.
Ajo është antipasta e preferuar e burrave që e shoqërojnë atë me raki.
Vështirë të gjesh një ushqim të shpejtë, të shijshëm dhe plot vlera siç është gjiza.
Por nuk është vetëm shija e saj, e mjaftueshme për t’iu dorëzuar kënaqësisë që të ofron ky produkt bulmeti, po aq të rëndësishme janë edhe vlerat shëndetësore që organizmi përfiton kur e konsumojmë atë.
Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell përgatitjen e gjizës me vaj ulliri dhe hudhra, një pjatë thjeshtë fantastike.
Gjizë me Vaj Ulliri të Freskët dhe Hudhra
Përgatitja
(Përbërësit për 4-5 persona)
500 gr gjizë me kripë
4-5 thelpinj hudhra të shtypura
3-4 lugë gjelle me vaj ulliri
Piper i zi
Spec djegës (sipas dëshirës)
Si fillim, AgroWeb.org ju këshillon që të parangrohni furrën në temperaturë maksimale 200 gradë celcius.
Hidhni vajin e ullirit në një tigan, vendoseni në zjarr shtoni aty gjizën dhe përzjeheni përreth 5 minuta. Në fund shtojini hudhrat e shtypura dhe pëzjeini bashkë.
Të gjithë masën që keni në tigan, transferoheni në një tavë të vogël dhe futeni të piqet për 5 minuta në furrë.
Në fund spekateni me piper të zi dhe pak spec djegës dhe është gati.
Vlerat ushqyese të gjizës
Profili i saj ushqimor është i pasur por në varësi të llojit të qumështit dhe kripës së përdorur.
Në një sasi prej 226 gramë gjizë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë do të gjeni:
163 kalori
28 gramë proteinë
6.1 gramë karbohidrate
2.3 gramë yndyrë
30% të dozës së rekomanduar ditore të fosforit
30% të dozës së rekomanduar të sodiumit
29 % të dozës së rekomanduar të seleniumit
24% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12
22% të dozës së rekomanduar ditore të riboflavinës
14% të dozës së rekomanduar ditore të kalçiumit
7% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik
Ekspertët e AgroWeb.org theksojnë se gjiza përmban sasi të mjaftueshme të vitaminave B1, B3, B6, A por edhe hekur, magnez, zink dhe bakër.
Ajo duhet konsumuar rregullisht, së bashku me ushqime të tjera të shëndetshme./AgroWeb.org