Politika e zgjerimit është e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe sigurinë e rajonit dhe të Evropës, tha ministri i jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, gjatë një takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm.
Darmanoviq në takimin në Bukuresht, mori pjesë me ftesë të përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe kolegut rumun Teodor Meleshkan.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të MZ, Darmanoviq, përgëzoi Rumaninë për kryesimin e parë të me Këshillin e BE-së dhe përshëndeti përparësitë e përcaktuara të saj, për programin gjashtë mujor.