Nuk mjafton vetëm të mos hani në 12 orët e fundit, porse varet edhe se çfarë kërkohet në analiza
Analizat laboratorike është e dëshirueshme t’i bëni kur e keni lukthin të zbrazët”, gjë që do të thotë që para dhënies së gjakut plot 12 orë nuk duhet të hani.
Në mëngjes, në ditën e dhënies së gjakut, është e lejueshme të pini vetëm të pak ujë, ndërkaq përjashtime bëhen vetëm në rastet urgjente, transmeton Telegrafi.
Përse?
Duke pasur parasysh që ushqimi dhe uria e vazhduar kanë efekt të drejtpërdrejtë në metabolizmin e hidrokarbureve, lipideve dhe proteinave, është e domosdoshme që disa analiza t’i bëni kur e keni stomakun të zbrazët. Me atë rast efekti i racioneve me proteina (të mishit) është më i madh se efekti i racioneve me hidrokarbure (bukë, makarona, ëmbëlsira).
Me stomak të zbrazët patjetër bëhen analizat e sheqerit në gjak, trigliceriteve, kolesterinës, vitaminës B12, thartirës folike, fosfatazës alkalike, beta-CrossLaps-it, osteokalcinës, hekurit, kortizolit, si edhe kur bëhet testi nxjerrjes së frymës në helikobakter, PTH dhe homocistein. Për diagnostikimin e tumor markerëve, nuk është e nevojshme të rrini të uritur.
Para se të jepni gjakun
Racioni i fundit para dhënies së gjakut bën të jetë një darkë e lehtë, madje jo më vonë se në orën 19:00. Në mëngjes, në ditën e dhënies së gjakut, nuk është e lejuar asgjë pos që mund të pini vetëm pak ujë, ndërkaq 48 orë para dhënies së gjakut shmangni barnat (pos barnave të obligueshme), mundimin fizik dhe alkoolin.
Yndyra në gjak
Dy javë më herët duhet të ushqeheni normalisht. Dy ditë para dhënies së gjakut shmangni ushtrimet dhe alkoolin. Një ditë para dhënies së gjakut rekomandohet ushqim jo i yndyrshëm dhe shmangia e kafes pas orës 19:00. Dhënia e gjakut nuk do të duhej të bëhej para se të kalojë java e tetë nga infarkti akut i miokardit, operacioni kirurgjikal, trauma, infeksioni bakterial apo ai virusal.
Përcaktimi i hekurit në gjak
Dy ditë më herët mos pini lëngje të pasura me vitamina (boronicë, rrush serezi, manaferra, panxhar të kuq), dhe verëra manaferrash, sepse mund të tregojnë gabimisht sasinë e hekurit, andaj diagnoza nuk do të jetë valide.
Toleranca ndaj glukozës (OGTT)
Pacientët nuk bën të hanë së paku 8 orë dhe më së shumti 12 orë. Gjatë testimit pacienti gjithë kohën duhet të jetë në laborator. Për atë kohë nuk bën të pijë cigare, të hajë, të pijë lëngje, as t’i ekspozohet mundimit fizik.
Trombofilia
Shumica e testeve në trombofili (gjaku nga venat periferike) nuk bën të bëhen derisa pacienti është në terapi për rrallimin e gjakut për shkak të ndikimit të terapisë në rezultate të analizave.
Hormonet e gjëndrës tiroide nga gjaku
Terapia me hormone e gjëndrës tiroide mund të ndikojë në rezultat, andaj është me rëndësi që në ditën e dhënies së gjakut të mos e merrni ilaçin. Mund ta merrni drejtpërdrejt pas testit.
Përcaktimi i gjakut në jashtëqitje
Shtatë ditë para dhënies së mostrës duhet të shmangen ilaçet (pos ilaçeve të domosdoshme, të cilat i ka përshkruar mjeku). Testin mos e bëni nëse keni menstruacione, diarre, gjakrrjedhje nga hemorroidet dhe trakti urinar.
Marrja e urinës
Patjetër duhet të kalojnë së paku 4 orë nga zbrazja e fundit e fshikëzës. Vrushkulli i parë hidhet, ndërkaq i mesmi qitet në enë sterile. Nuk merret edhe gjatë menstruacioneve.
Grumbullimi 24-orësh i urinës
Fillon me urinën e dytë të mëngjesit. Gjatë gjithë ditës dhe natës urina grumbullohet dhe ruhet në vend të ftohtë. Të nesërmen shtohet edhe urina e parë e mëngjesit dhe dërgohet në laborator.
Testi i nxjerrjes së frymës në helikobakter
Në mëngjes nuk bën asgjë të hani as të pini, madje as t’i lani dhëmbët. Testi bëhet së paku 4 javë pas dozës së fundit të ilaçit kundër mikrobeve dhe dy javë pas ilaçit kundër sekrecionit. /Telegrafi/