Reformat në kuadrin e agjendës sociale, me të cilat forcohet roli i dialogut social, tregojnë pjekurinë dhe gatishmërinë e Malit të Zi për të qenë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, vlerësoi komisionerja Evropiane për punësim, çështje sociale, si dhe aftësitë dhe modalitetet e punës Marianne Thyssen.
Ministri i punës dhe mirëqenies sociale të MZ, Kemal Purishiq u takua me Thyssen në kuadër të vizitës së punës në institucionet evropiane në Bruksel, e të cilës ia prezantoi reformat strukturore të legjislacionit të punës brenda tregut të punës, si dhe reformave në politikën sociale, të kryera nga ky departament ministror.
Thyssen përshëndeti aktivitetet e ndërmarra në kuadër të harmonizimit të agjendës sociale malazeze me Bashkimin Evropian, duke theksuar se përmes Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, Mali i Zi u njoh si një lider në rajon në procesin negociues të anëtarësimit në BE. Ajo tha se këto reforma tregojnë pjekurinë dhe gatishmërinë e Malit të Zi, që të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian.
“Zgjerimi i Bashkimit Evropian, do të bazohet në meritën dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara përmes standardeve përfundimtare brenda kapitujve negociues”, tha Thyssen.
Ajo tha se është i mirë bashkëpunimi në mes BE-së dhe Malit të Zi në kuadrin e punësimit dhe politikës sociale.
Purishiq tha se roli dhe pozita e dialogut social në Mal të Zi u rrit ndjeshëm përmes reformave të lartpërmendura. Purishiq, njëkohësisht u takua, në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit edhe me shefin e njësisë për Mal të Zi, Thomas Hagleitnerom.
Purishiq tha se, pas hapjes së kapitujve 19 dhe 2 të negociatave në lidhje me punësimin dhe politikat sociale dhe lëvizjen e lirë të punëtorëve, ministria e punës dhe mirëqenies sociale po punon aktivisht për të harmonizuar legjislacionin me Evropën si dhe për të përmbushur të gjitha kërkesat e përcaktuara përmes pozicionit negociues të përbashkët të BE-së. Hagleitner mbështeti përpjekjet e Malit të Zi, në mënyrë që të sigurohet që reformat e zbatuara në legjislacionin e punës të jenë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së.
Ai tha se është e rëndësishme të sigurohet kapaciteti administrativ për zbatimin e reformave legjislative.
Hagleiner veçanërisht theksoi rëndësinë e përdorimit të fondeve të para-pranimit të BE-së, duke theksuar rëndësinë e seminarit ROMA që do të mbahet në Mal të Zi në muajin Qershor.