Sipas të dhënave historike Ngritja e Flamurit Shqiptarë ishte edhe kulminacioni i Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe treguesi më i qartë se qëllimi e Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë me qëllime të qarta për liri, komb dhe shtet shqiptar. Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, pas Lidhjes së Prizrenit, konsiderohet si një nga ngjarjet më kryesore të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë por edhe fiset tjera jashtë Malësisë së Madhe. Për këtë flamur luftuan malësorët me prijësit e fiseve që udhëhoqën Kryengritjen e Malësisë, në krye me kryeprisin e Kryengritjes së Malësisë Dedë Gjon Lulit.
Lidhur me këtë datë të rëndësishme të Malësisë së Madhe, nën organizimin e Lidhjes Demokratike Shqiptare u bë humazh në Bratilë, aty ku ishte ngrit flamurit sot e 107 vite më parë. Ndërsa një grup i Tifozave Kuq e Zi nga Malësia, kishin dalë në Majën e Deçiqit dhe kishin shpalos flamuj kombëtar. Po kështu në kuadër të shënimit të vitit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Kryengritjes së Malësisë së Madhe, në QKI “Malësia”, në Tuz, nën organizimin e Shoqatës Kulturor Artistike Dedë Gjo Luli, u organizua program i pasur kulturo artistik.