SHIMUN: SHTETI KUJDESET PËR SHËNDETIN E GRAVE

During the 75th session of the WHO Regional Committee for Europe, a high-level briefing was offered. The event was moderated by Katrín Jakobsdóttir, former Prime Minister of Iceland. The Pan-European Commission on Climate and Health is an independent advisory group convened by WHO/Europe to raise the political profile, awareness and support for stronger action to address the health impacts of climate change.

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Shteti, përmes organizimit të skriningut kombëtar dhe sigurimit të terapisë bashkëkohore, tregon se kujdeset për shëndetin e grave, ka porositur ministri i Shëndetësisë Vojisllav Shimun.

Ai këtë e tha në një videomesazh me të cilin Ministria e Shëndetësisë përmbyll fushatën “Parandalimi është çelësi – mendo për veten”, me rastin e shënimit të Tetorit Rozë – muajit të dedikuar parandalimit të kancerit të gjirit.

Shimun u bëri thirrje grave që të kujdesen për veten dhe për të afërmit e tyre.

“Vetëkontrolli dhe skriningu shpëtojnë jetë! Përgjigjuni thirrjeve për mamografi,” theksoi Shimun. Ai theksoi se teknologjitë bashkëkohore në shërbim të diagnozës së hershme, si dhe terapia moderne dhe e personalizuar, rrisin gjasat për shërim dhe mundësojnë një jetë cilësore.

“Përmes organizimit të skriningut kombëtar dhe sigurimit të terapisë moderne, shteti tregon se kujdeset për shëndetin e grave. Prandaj, të gjithë së bashku të mbrojmë jetën,” porositi ministri i Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se fushata “Parandalimi është çelësi – mendo për veten” gjatë tetorit ka përfshirë 12 video-mesazhe të profesionistëve të shëndetit dhe aktivitete promovuese në disa qytete të Malit të Zi, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Ata falënderuan të gjitha institucionet, mediat dhe qytetarët që mbështetën fushatën, veçanërisht Ministrinë e Punëve të Brendshme, pjesëtarët e së cilës në të gjithë Malin e Zi shpërndanë materiale promovuese dhe përhapën mesazhin për rëndësinë e kontrolleve parandaluese.

“Fushata ‘Parandalimi është çelësi – mendo për veten’ përfundon sot, por mesazhi mbetet i përhershëm – kujdesuni për veten, sepse parandalimi shpëton jetë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SHARE