QEVERIA NË DETYRË E KOSOVËS MIRATON PROJEKTBUXHETIN PËR VITIN 2026

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, transmeton Anadolu.

Buxheti i vitit 2026 parashihet të jetë 4 miliardë euro, ku Qeveria për sektorin publik ka paraparë pagë të 13-të, rritje të pagës minimale dhe rritje të shtesave për fëmijë dhe rritje të pensioneve.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se 1/4-ta e buxhetit do të jetë për investime kapitale. Ai po ashtu tha se për sektorin privat kanë propozuar rritje të pagës minimale që do ndikojë te 150 mijë të punësuar.

Mbledhja e qeverisë u mbajt në prag të takimit të krerëve partiakë me presidenten Vjosa Osmani, ku do të sqarohet nëse do të ketë të nominuar të ri për kryeministër apo do të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Osmani ka thënë po ashtu paraprakisht se do të kërkojë unifikim partiak në votimin e Buxhetit 2026 në Kuvendin e Kosovës edhe pa u formuar qeveria e re.

SHARE