SPANJA SHPALL TRE DITË ZIE KOMBËTARE

Qeveria e Spanjës shpalli tre ditë zie duke filluar nga e enjtja.

Ka shkuar në të paktën 140 numri i personave të vdekur pas përmbytjeve në Spanjën Lindore.

Ndërkohë që kryeministri i Spanjës u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, teksa ekipet e vijojnë kërkimet për persona të zhdukur.

Më herët Ministri i Transportit, Óscar Puente, deklaroi se ka “njerëz të vdekur nëpër makina”, duke iu referuar qindra automjeteve të vogla dhe kamionëve të bllokuar nëpër rrugë nga balta.

Në një garazh në Valencia sipas mediave lokale, ekipet e emergjencës gjetën 9 trupa të pajetë.

Nuk është ende e qartë se sa janë të zhdukurit, por për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit,  teksa qindra ushtarë janë dislokuar në këtë zonë, një nga më të goditura nga fatkeqësia natyrore.

Në disa zona mund të mbërrihet vetëm me helikopter për shkak të bllokimit të rrugëve nga balta, mbeturinat dhe makinat e mbledhura pirg.

Mbreti Felipe VI i Spanjës paralajmëroi më herët se niveli i shkatërrimit në infrastrukturë është i madhe për rrjedhojë, disa komunitete kanë mbetur të izoluara e mbërritja atje, është më e vështirë.

Ndërkohë autoritetet lokale kanë dhënë paralajmërime për informacione të rreme që qarkullojnë në internet, duke përfshirë këtu pretendimet nëse uji i çezmës së Valencias është i sigurt për t’u pirë.

SHARE