Uthulla e Thanës

Thana është një nga frutat më të bukur dhe më të shëndetshëm të Shqipërisë.

Ky frut kokërrkuq shumë popullor në vendin tonë, përdoret për përgatitjen e reçelit, shurupit apo rakisë.

Por banorët e veriut të Shqipërisë kanë një recetë karakteristike dhe unike: uthulla e thanës!

Uthulla e bërë në kushte shtëpie ka një recetë të veçantë. Kokrrat e thanës lihen të fermentohen në ujë për 30 deri në 40 ditë.

Kjo recetë shumëvjeçarë akoma ndiqet me përpikmëri në zonat e veriut të Shqipërisë. Vendasit shprehen se uthulla e thanës ka vlera fantastike shëndetësore.

Sipas tyre, një gotë e vogël me uthull molle e kombinuar me sheqer konsumohet për shëndet të mirë dhe për parandalimin e sëmundjeve.

Kjo uthullë përdoret si një pije e përditshme. Ajo përdoret në gatim por edhe në plotësimin e sallatave të ndryshme.

Procedura e përgatitjes së saj është shumë e ngjashme me atë të uthullës së mollës ndaj mund të ndiqni të njëjtën recetë nëse doni ta përfitoni në kushtet e shtëpisë.

Shumë konsumatorë e pijnë uthullën e thanës kur kanë dhimbje stomaku. Në mëngjes ajo mund të pihet e shoqëruar me mjaltë ose me ujë të ëmbël.

Një sasi prej 20-30ml uthull thane në një gotë me 200 ml ujë është një dozë e rekomanduar mirëbërëse.

Vlerat shëndetësore të thanës

Kokrrat e kuqe të thanës mbartin shumë avantazhe shëndetësore. Fruti është bujar në vlera mjekësore dhe shëndetsore apo ushqyesish.

Në rastin e gjakderdhjes së tepruar, ngrënia e këtij fruti shkakton kontraktimin e muskujve dhe indeve dhe rrjedhimisht parandalimin e kësaj simptome.

Fruti pakëson ndikimin e temperaturës në organizëm dhe e ul atë në nivele normale.

Lëvorja e pemës dhe frutat e saj janë të dobishëm në rikthimin e ushqyesve të humbur nga organizmi.

Vlerat e frutit shkojnë përtej sidomos për trajtimin e shqetësimeve me zorrët, ethet apo kolerës. Lulet e thanës përdoren edhe për trajtimin e diaresë.

Frutat e thanës kuron dhe shëron një sërë problemesh shëndetsore siç janë: dhimbjet e poshtme të mesit, dhimbjen e gjunjve, marrjamendjen, urinimin e tepërt, tringëlllimin e veshëve, mëlçinë, djersitjen e tepërt, rrahjet e çrregullta të zemrës, çrregullimet e ciklit menstrual, krizat e nervave e shumë të tjera.

Kokrrat e kuqe të thanës përdoren edhe për trajtimin e etheve dhe shqetësimeve të zorrëve.

Vlerat e thanës e bëjnë atë të dobishme edhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Dashamirësit e thanës duhet të gëzohen sepse ajo mund të rritet me pak përkujdesje që nga fara. Pema e thanës jeton gjatë dhe ka një paraqitje shumë të bukur.

Kjo pemë është mjaft joshëse edhe për bletët dhe fluturat./AgroWeb.org

SHARE